Apartament 1+1 te Arlis Farmacia 10 - Century 21 Albania
Përshkrim

Shitet apartament i tipologjisë 1+1 tek kompleksi “Arlis”, pranë Farmacisë 10. Apartamenti ndodhet ne katin e 11-të, orientohet jug-perëndim, dhe ofron pamje te lirë nga rruga. Objekti është i pozicionuar në lindje të qytetit të Tiranës, në një prej rrugëve kryesore të saj, në "Rrugën e Dibrës”. Në cilësinë e ndërtimit ndikojnë materialet që do të përdoren dhe teknologjitë e reja të ndërtimit, si në realizimin e rifiniturave, ashtu edhe në realizimin e shtresave hidro-izoluese, realizimin e murit dopio që ndan apartamentet midis tyre dhe me ambjentin e jashtëm. Izolimi akustik, muret ndarës midis apartamenteve dhe muret ndarës me korridoret e shkallëve do të jenë termikisht të izoluar duke përdorur pambuk mineral me trashësi 50mm të vendosur ndërmjet dy mureve prej 10 cm. Teknologjia e përdorur për termoizolim ju mundëson të keni një ambjent banimi të fresket në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke ju kursyer energjine elektrike.
Për më shumë informacione na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

63 m2

Sip. e brendshme:

54 m2

Dhomat e gjumit:

1

Tualetet:

1

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

11

Lloji:

Apartment

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

91

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Arlis, Spitali QSUT (Nënë Tereza)

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin