Vila për Shitje në rezidencën moderne Elysium, Mjull-Bathore - Century 21 Albania
Përshkrim

Zgjidhni të jetoni në harmoni me natyrën në një vilë luksoze në rezidencën moderne Elysium, vendosur në Mjull Bathore, një zonë që ofron qetësi por edhe afërsi me qytetin. Ky kompleks rezidencial i ri dhe cilësor është projektuar për të ofruar një jetesë të rehatshme dhe të shëndetshme, larg zhurmës dhe ndotjes së qytetit, por ende aq pranë sa të përfitoni nga të gjitha lehtësitë urbane. Vila është ndërtuar sipas standardeve më të larta të ndërtimit, duke përfshirë izolim termik, fasada me grafiato, pllaka termike dhe sistem pasqyrash diellore të integruar. Vila është e organizuar si më poshtë:

- Kati -1 (100.14 m2): Kantinë (bodrum), lavanderi dhe dhomë teknike
- Kati 0 (106.56 m2): Hapësira e madhe e dhomës së ndenjes, ambient gatimi dhe tualet
- Kati 1 (110.66 m2): 3 dhoma gjumi, të cilat përfshijnë një dhomë master me garderobë dhe tualet privat, dhe 2 dhoma të tjera gjumi me garderobë dhe tualet.

Vila ofron edhe një hapsirë të jashtme prej 360 m2.

Na kontaktoni sot për të mësuar më shumë.


Informacion
Sip. Totale:

465 m2

Sip. e brendshme:

317 m2

Sip. Toke:

465 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

3

Dhomen e ndenjes:

1

Lloji:

Villa

Statusi:

New

Availability:

Withdrawn

Website Views:

535

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Rruga Ramazan Topoja, Mjull - Bathore

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin