Shitet vile luksoze, e cila ka një arkitekturë neoklasike franceze dhe ndodhet ne Berzhite prane Equos Resort.
Infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, jetese komode në komunitet, pamje nga lumi Erzen etj.
E pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban.
Projekti i viles aktualisht eshte ne zhvillim te hapsirave te jashtme, ku do te ndertohet pishina dhe kuzhina e jashtme sic dhe tregohet ne render.
Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit dhe oborrit në të cilin është investuar shumë. Ofron punime shumë cilesore, lartësi të katit perdhe gjer në 4 metra, parket druri, sistem smart home dhe audio per të gjithë vilen, ngrohje nga dyshemeja, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, oxhak funksional, kuzhina dhe elektroshtepiaket nga brandet me te mira.
Vila ka sipërfaqe ndërtimi 320 m2 + truall 3000 m2 , me orientimin jug-lindje-veri-perendim.
Në katin perdhe vila organizohet nga ambient ndenje me oxhak, kuzhinë + ambient ngrënie me dalje në oborr, dhome studio dhe tualet dite.
Kati i dyte organizohet nga dhoma matrimoniale + tualet + garderobë dhe ballkon, 2 dhoma gjumi të tjera secila me garderobe (njëra nga të cilat ka ballkon) dhe 1 tualet i perbashket.
Parkim me kater poste.
Me çertifikatë pronësie.
Për më shumë informacion rreth prones na kontaktoni:
Adresa: Bërzhitë
Qyteti: Tirana