Hyr
Alt Alt Alt Alt Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Alt
Përshkrim

Kompleksi San Pietro ndodhet në Gjirin e Lalëzit, me një distancë prej 44 km nga Tirana, 40 km nga
Aeroporti i Rinasit si dhe 37 km nga qyteti Port i Durrësit.
San Pietro, është një Fshat Turistik në të cilin përfshihet Hoteli me 5*Melia Group si dhe pjesa
Rezidenciale që përbëhet nga Vila dhe Apartamente. Ky projekt është konceptuar të ndërtohet në zonën
më veriore të Gjirit të Lalëzit, për vetë gjelbërimin dhe bukuritë natyrore.
Kjo është një ndër arritjet më të mëdha të këtij projekti, pra harmonizimi i natyrës me ndërtimin ku
arkitekti ka synuar shkrirjen dhe ndërthurjen e elementëve natyrorë me ato arkitektonike. Pra, duke
realizuar kështu ndërtimin midis pemëve duke krijuar sipërfaqe të gjelbërta mbi tarracat e Vilave te
kombinuara me pjergullata druri.
Projekti është i organizuar në Vila dhe Apartamente. Vilat janë të tipologjive të ndryshme si Vila Elitare/
Vila Individuale/ Vila te Bashkengjitura/ Vila Katershe.
Ndërkohë që Apartamentet janë në formën PalazzinA 3 katëshe.
Në këtë projekt do të ketë edhe ambjente argëtimi si për të rritur ashtu edhe për fëmijë, pishina, gjithashtu
edhe SPA, ambjente sportive, hapësira ekstra për shërbime si market, BAR, Restorante madje edhe farmaci,
etj, etj.
Hyrja për në Fshatin Turistik San Pietro, do të jetë e kontrolluar dhe në monitorim 7/24.


VILA ELITARE, e cila është më e madhja nga sipërfaqja dhe natyrisht më elitare se cdo vilë tjetër, e
pozicionuar në rreshtin e parë të ndërtimeve, dhe që ka lidhje më të afërt me plazhin.
Vila Elitare ka një sipërfaqe në total 504.3 m², me dy kate plus verandën në katin e sipërm të saj. Në katin
përdhe Vila përbëhet nga ambjenti i ditës, kuzhina dhe një dhomë gjumi. Kati i parë përbëhet nga 4 dhoma
gjumi dhe një verandë e madhe në katin e dytë në të cilën ekziston mundësia e instalimit të një "Jacuzzi"
Kati i përdhe ka një siperfaqe prej 176.5 m2, ndërkohë që kati i I-rë ka një siperfaqe prej 213.2 m², nga të
cilat sipërfaqja e verandës është 17.3 m².
Kati i II-të një siperfaqe prej 114.6 m², ku në të cilën siperfaqja e verandës është 81.6 m². Pra, në totalin e
sipërfaqes së Vilës Elitare 504.3 m², sipërfaqja totale e verandave është 98.9 m² (405.4 m² + 98.9m²).

KONTAKTO TANI per me shume informacion!


Informacion
Sip. Totale:

504.3 m2

Dhomat e gjumit:

5

Tualetet:

3

Dhomen e ndenjes:

1

Lloji:

Villa

Statusi:

Under Construction

Availability:

Available

Website Views:

45

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: San Pietro, Gjiri i Lalzit

Shteti: Albania

Qyteti: Gjiri e Lalzit

Kodi Postar :


Kontakto Agjentin

Copyright © 2020