JEPET ME QIRA LUXURY PENTHOUSE, TEK LIQENI I THATE! - Century 21 Albania
Hyr
Përshkrim

Jepet me qira penthouse tek Liqeni i Thate. Ky penthouse gjendet ne nje nga zonat me te kerkuara te kryeqytetit, ku aksesi dhe levizja nderlidhese me zonat e tjera te qytetit eshte i shpejt dhe i lehte. Prona gjendet ne nje objekt me 5 kate, ku ofron siguri dhe administrim shume cilesor te ambjenteve te perbashketa. Organzimi i ambjenteve eshte realizuar ne menyre qe te krijohet nje atmosfere si private, po aq edhe familjare njekohesisht. Ambjenti i sallonit eshte i inkorporuar me ambjentin e kuzhines, ku eshte mobiluar jo vetem me shume shije por edhe me nje funksionalitet te larte. Nje mini qilar dhe nje oxhak kompletojne dhomen e ndenjes ku ambjenti ka dalje direkte ne veranden panoramike.
Materialet e perdorura jane te nje cilesie te larte dhe te natyres organike duke filluar nga elementi i dyshemes, i tualeteve dhe i kuzhines. Kuzhina (Gaggenau) vjen me ekspresin mural dhe nje ishull qendror i cili eshte ne fuksionalitet te plote perdorimi. Ambjenti disponin nje sistem te centralizuar tingulli (brenda dhe jashtë) me 4 zona që mund të kombinohen sipas dëshirës (përfshirë home cinema me nje televizor 77 "4K LG).
Prona ka tre dhoma të bollshme shtesë: një studio / dhomë miqsh , dhome gjumi matrimoniale dhe nje dhome gjumi e dytë . Te gjitha ambjentet kane ngrohje nga dyshemeja, funksionalitet i cili realizohet nga oxhaku i gjendur ne dhomen e ndenjes dhe nga panelet diellor te instaluar ne tarracen e objektit. Gjithashtu edhe ftohja e ambjenteve realizohet sistemi qendror i shperdare ne te gjithe siperfaqen e ambjentit. Cmimi eshte me taksa te perfshira. Per me shume informacion ju ftojme per nje vizite ne prone.


Informacion
Sip. e brendshme:

240 m2

Dhomat e gjumit:

2

Tualetet:

3

Dhomen e ndenjes:

2

Kati:

5

Lloji:

Penthouse

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

36

Dokumentacion:

Ka hipoteke



Kontakto Agjentin

Copyright © 2020