LUXURY BEACHFRONT APARTMENTS AT WHITE HILL RESIDENCE. - Century 21 Albania
Përshkrim

“White Hill Residence” është një projekt luksoz , inovator në Durrës.
Residenca është e pozicionuar në zonën më të qetë të qytetit , në pjesën kodrinore të Currilave , 50 meter distance nga deti.
Ky kompleks me stil arkitekture moderne është e përbërë nga katër godina të ndërtuara me standartin më të lartë të cilësisë së ndërtimit , ku tre prej godinave janë tipologji banimi dhe një godinë për shërbim hotelerie.
Gjithashtu në këtë kompleks kemi prezencën e një pishinë, bari dhe restauranti që ndërthuren me hapësirat e gjelbëruar që ky ambjent ofron në funksion jo vetem të hotelerisë por edhe të banorëve të rezidencës.
Në cilësinë e ndërtimit vlen për tu përmendur sistemi kapot i përdorur për izolimin , ndarjen e apartamenteve me dopjo tullë dhe lesh guri, sistemin qëndrorë në ngrohjen dhe ftohjen e saj.
Residenca ofron një shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh. Ky projekt është ideuar të ketë administrim profesional për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta duke ofruar :
Mundësi parkimi në katet -1 dhe -2, recepsion të dedikuar në cdo godinë, kamera sigurie dhe roje private , kopshtar për hapësirat e gjelbëruara të residencës si dhe sanitare në cdo njësi.
Apartamenti ka një siperfaqe totale prej 138.01 m2 dhe është I organizuar në ambjent dite së bashku me ambjentin e gatimit, dy dhoma gjumi , dy tualete si dhe dy veranda panoramike.
Korridori I cili bën shpërndarjen në mënyrë lineare drejt ambjentit të ditës, ku kemi sallonin e ndenjes dhe kuzhinën, ofron daljen në ballkon në pjesën perëndimore të saj duke patur një pamje të lirë nga deti dhe pishina .
Zona e natës është e organizuar në pjesën jug-lindore ku janë dy dhoma gjumi nga të cilat njëra është e pajisur me tualet , ka pamje nga ana kodrinore duke ofruar kështu freski si dhe një verandë e përbashkët.


Informacion
Sip. Totale:

139 m2

Sip. e brendshme:

139 m2

Dhomat e gjumit:

2

Tualetet:

2

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

4

Lloji:

Apartment

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

4488

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi



Kontakto Agjentin

Copyright © 2020