Shesim Duplex tek Rr. Kosovareve - Century 21 Albania
Përshkrim

Shesim duplex 3+1 ne Palazzo Viridario tek Rruga e Kosovareve . Apartamenti ka siperfaqe te brendshme 142.9 m2 , siperfaqe totale 166.4 m2 . Organizohet nga kati i pare ne nje sallon bashke me ambientin e gatimit dhe ka dalje ne ballkon , nje dhoma gjumidhe nje tualet. Kati i dyte nga dy dhoma gjumi dhe nje tualet. Palazzo Viridario është konceptuar me standartet më të larta të ndërtimit në vend:
Fasada e objektit është projektuar si fasadë e ventiluar me veshje strukturale me shtresë termoizolimi dhe pllaka qeramike HT ( high tech).
Muret ndarës të apartamenteve janë me izolim akustik,shtresat e dyshemeve në çdo apartament kanë fletë akustike për zhurmat ndërmjet kateve, gjithashtu edhe poshtë mureve të tullës vendoset izolues akustike për zhurmat e transmetuara i quajtur Fonostop i cili shërben dhe si hidroizolues.
Projekti konstruktiv është i realizuar me sistemin zvicerian me soleta të rrafshëta pa trare në mes të quajtura "flat slab" ku vlen për t'u theksuar sipërfaqja e objektit e pastër dhe estetike.
Konstruksioni i objektit është me sistem beton-arme dhe mure me tulla. Soletat e kateve janë me soletë monolite pa trarë në mes sistemi zvicerian flat slab. Marka të larta 370 për soletën.
Ventilimi individual së bashku me detajet e tjera inxhinierike e materialet më të mira janë mjetet kryesore të përdorura për të ndërtuar apartamente sa më elitare .
Per me teper informacion na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

166 m2

Sip. e brendshme:

143 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

2

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

8

Lloji:

Duplex

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

29

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Rruga e Kosovareve, Rruga e Kosovarëve

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin

Copyright © 2020