SHESIM APARTAMENT ME VERANDE PRANE LIQENIT TE TIRANES ! - Century 21 Albania
Përshkrim

Ne rrugen Marko Bocari, shume prane Liqenit te Tiranes, shesim apartament me siperfaqe te brendshme 220 m2 ! Apartamenti ndodhet ne katin e 10 te nje pallati cilesor ndertuar ne vitin 2010. Organizimi i rregullt mundeson ndarjen e zones se dites me zonen e nates nepermjet korridorit. Zona e dites ka nje dhome ndenje spacioze, kuzhine dhe ambjent ngrenie te vecuar, dhe nje tualet. Zona e nates perbehet nga tre dhoma gjumi dhe dy tualete ku njeri ndodhet ne dhomen matrimoniale. Apartamenti disponon edhe nje verande me siperfaqe 121 m2 e cila eshte e investuar dhe mund te aksesohet nga nje pjese e mire e ambjenteve. Orientimi Jug Perendim eshte i favorshem per ndricim natyral gjate gjithe dites.
Ne prone eshte investuar ne parket drruri shume cilesor, sistem qendror chiller per ngrohje/ftohje, dritare drruri me dopioxham duke mundesuar izolim termik dhe akustik, punime elektrike dhe hidraulike ekstra (jo te kompanise), arredim i stilit klasik, tualete me hidrosanitare te markave me te mira ku perfshijme edhe nje jakuzzi, etj.
Ne cmim perfshihet edhe nje post parkimi i cili ndodhet ne katin -2 te pallatit ku mund te aksesohet me ashensor.
Zona eshte teper e preferuar per banim sepse mundeson te gjithe facilitetet dhe akses ne zonat me kryesore te Tiranes.
Prona disponon dokumentacion te rregullt.
Per me teper informacion apo vizite ne prone, mund te kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

340 m2

Sip. e brendshme:

340 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

3

Dhomen e ndenjes:

2

Kati:

10

Lloji:

Apartment

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

360

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: Rruga Marko Bocari, Liqeni i Tiranës

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin

Copyright © 2020