Nëse jeni në kërkim të një jetese të qetë , luksoze dhe afër detit kjo është një nga mundësite të cilën duhet ta shfrytëzoni .
Ky rajon quhet si "Dashuri e re mesdhetare".Përvec cilësisë së tokës, cilësia e zonës është ajo që e diferencon .Ky model i këtyre vilave korrespondon me komunitetet fisnore.
Njerëzit mesdhetarë jetojnë në zona të hapura po aq sa edhe në ambiente të mbyllura. Kushtet klimatike lejojnë të jetoni jashtë në shumicën e kohës. Banorët kërkojnë diellin, dritën dhe
ajrin e pastër. Pavarësisht se sa intim mund të jetë ambienti hapësirat e mbuluara janë një nevojë e gjallë.
Vendi ka një pjerrësi të lehtë nga niveli i detit deri në skajin verior.Kjo pjerrësi ofron shumë potenciale pozitive, të tilla si pamje, privatësi dhe të tjera përfitime ekologjike .Një strategji tjetër aksesi është menduar për këmbësorët. Lëvizja e këmbësorëve nga nivelet e sipërme deri në plazh është mundësuar përmes korridoreve të gjelberuara . Këto nuk janë vetëm për aksesin e këmbësorëve, por edhe për zonat e peisazhit duke krijuar boshllëqe midis banesave.
Kjo vilë ka një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë 169m² dhe në total truall 566m².
Ne jemi atje për cdokënd nga Ju që të bëni ëndrrën realitet, që ti bëni tuajat këto Vila e të jetoni mes detit, ajrit dhe qetësise e të shijoni bukuritë e Bregdetit të Jugut.
Ju lutem na kontaktoni!
Address: Palase, Dhërmi
City: Vlorë