Shesim Vilë në TEG - Century 21 Albania
Description

Shesim Vilë në një rezidencë të re dhe shumë cilësore banimi.

Vilë në shitje 2 kate + bodrum + tarraca e gjelbëruar 113 m2, me sipërfaqe ndërtimi 480 m2 + oborr të gjelbëruar 600 m2.
Me hapësira të bollshme, kjo vilë në katin -1 ofron një dhomë gjumi, palestër, ambient argëtimi, një tualet, dhomë mekanike + lavanderi.
Kati përdhe ofron një verandë 50 m2, kuzhinë të vecuar, ambient ngrënie, ambient ndenje dhe një tualet me dritare.
Kati i parë ofron dhomë matrimoniale e cila ka brenda garderobë + tualet, dy dhoma gjumi, dy tualete, dhomë garderobë dhe një verandë e gjelbëruar prej 60 m2.
* Aksesi i tarracës së gjelbëruar dhe me tendë është me shkallë të dedikuara.

- Në një nga zonat më të preferuara dhe elitare e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër e qetësisë.
- Oborri, verandat dhe tarraca e vilave e projektuar dhe e gjelbëruar nga studio e njohur Italiane Sandrini, bodrumi me dritë natyrale, oxhak druri i përfunduar shumë cilësor. Komplet fasada me vetrata alumini, xhama tripleks seria Exalco Albio 235 me performancë të lartë në izolimin termik e akustik.
- Ndricimi i përfunduar në cdo detaj, i realizuar me ndricues LED të markave Philips dhe Ideal Lux.
- Sistem kondicionimi i përfunduar me Chiller Daikin inverter i kombinuar me panelet diellore me efikasitet shumë të lartë në ruajtjen e ngrohtësisë të ujit sanitar.
- Termoizolimi me mure polisteroli EPS 16 dhe 18 cm + rrjeta celiku të galvanizuara, të cilat sigurojnë një eficencë shumë të lartë termike dhe një koeficent shumë të lartë sigurie ndaj lëkundjeve sizmike.
- Tualetet të përfunduara në cdo detaj dhe me ngrohje elektrike nga dyshemeja. E gjithë vila është e shtruar me parket druri inxhinierik.
- Hyrja në vilë mundësohet nëpërmjet kartave të personalizuara të teknologjise RFID. Muret rrethuese të viles janë me kangjella e gjelbërim. Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta dhe mundësi për shërbime të personalizuara.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem më kontaktoni.


Information
Gross Area:

600 m2

Interior Area:

480 m2

Bedrooms:

6

Baths:

5

Living room:

1

Type:

Villa

Status:

Used

Availability:

Available

Website Views:

100

Documentation:

Has Certificate


Location

Address: Qendra Tregetare TEG, Qendra Tregtare TEG

City: Tirana


Contact Agent