Gross Area 168m2
Interior Area 168m2
Bedrooms 3
Floor 6
Status Used
Type Apartment
Fully Furnished
Website Views:26
Has Certificate: Yes
Available
Apartament elegant me stil klasik, me sipërfaqe neto 168m², i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati 9-katësh me ashensor në zonën e Medresesë – një nga lagjet tradicionale dhe më të konsoliduara të Tiranës, me akses të menjëhershëm në Qendrën e Qytetit dhe në çdo facilitet të nevojshëm për jetesë.
Prona karakterizohet nga organizimi funksional, hapësira të bollshme me një shpërndarje harmonike e ambienteve, që mundësojnë akses të lehtë dhe komunikim të vazhdueshëm mes tyre dhe një lartësi e konsiderueshme prej 2.90m, element që i jep apartamentit ndjesi voluminoze, dritë dhe komoditet në çdo ambient.
Planimetria përfshin 3 dhoma në total, 2 dhoma gjumi dhe 1 zyrë të dedikuar (e cila mund të kthehet lehtësisht në dhomë gjumi), 1 sallon të madh pritjeje, kuzhinë të veçuar, verandë dhe ballkon. Dhoma matrimoniale, me përmasa shumë komode disponon një hapësirë shtesë, të mbyllur me dyer druri, ideuar si hapësirë ndihmëse për kujdesin dhe organizimin e garderobës, ndërkohë që të 2 dhomat e gjumit janë të pajisura me dollape për rrobat.
Veranda aksesohet nga të dy dhomat e gjumit dhe zyra, ndërsa ballkoni lidhet me ambientin e kuzhinës. Si ballkoni dhe veranda janë të veshura me tenda cilësore si edhe rrjetë kundër insekteve në të gjitha dyert dhe dritaret.
Direkt në krah të hyrjes kryesore, kemi një ambient të dedikuar portmontoje, që shërben për sistemimin e këpucëve, çelësave, çadrave dhe veshjeve të jashtme.
Apartamenti disponon 2 tualete, secili me bolier. Njëri është me ajrim natyral, ndërsa tjetri i rinovuar së fundmi. Gjithashtu, në raftin e ballkonit është vendosur një depozitë uji ekstra 1.000 lit, (përveç depozitave që ka vetë pallati) e integruar me të gjithë sistemin e ujit të shtëpisë, e pajisur me pompë për të garantuar presion konstat të ujit dhe furnizim 24 orë.
Orientimi Veri-Perëndim në verandë dhe Jug-Lindje në ballkon siguron ndriçim natyral dhe ajrosje optimale gjatë gjithë ditës.
Mobilimi është tërësisht klasik, me punime druri cilësore, mure të patinuar dhe tavan të varur në kuzhinë, duke reflektuar standard të lartë investimi dhe mirëmbajtjeje. Prona është investuar plotësisht, nga dera e jashtme e blinduar deri në përfundimet më të imta estetike dhe funksionale.
Një pronë ideale për familje ose për klientë që kërkojnë standard klasik, hapësira të gjëra banimi dhe relaksi, si edhe një investim cilësor në një nga zonat më të kërkuara dhe tradicionale të Tiranës, pranë shkollave, spitaleve, farmacive, marketeve, restoranteve, bankave dhe transportit publik e privat."
Cmimi i pronës është 37.800.000 ALL (378 miljon lekë të vjetra)
Elevator: Yes
Fully Furnished
Baths: 2
Living room:1
air conditioning
c21al-new.dish_washer
Lift
c21al-new.furniture
c21al-new.kitchenware
c21al-new.armoured_door
City Center
School
Public transports
Supermarket
Pharmacy
Market
Bank
Commercial Area
gymnasium
taxi rank
Gas station
view to mountain
View to city
c21al-new.dryer
Storage room
c21al-new.covered_terrace
Interested in this property? Fill out the form below, and our real estate experts will get back to you with more details, including scheduling a viewing and answering any questions you may have.
Determine how much interest you'll pay on your loan or savings with this easy-to-use tool.
Powered by BSP Real Estate CRM