Sip. Totale 700m2
Sip. e brendshme 652m2
Dhomat e gjumit 15
Statusi I Perdorur
Lloji Apart hotel
Shikime:244
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për shitje një mundësi shumë e mirë investimi në Golem – apart-hotel funksional, i pozicionuar në katin 0 të një pallati, në një nga zonat më të frekuentuara bregdetare, vetëm 50 metra larg detit.
Prona është në gjendje pune dhe operon si apart-hotel, e përshtatshme si për vazhdim aktiviteti turistik, ashtu edhe si investim me kthim të menjëhershëm.
Kompleksi përbëhet nga:
* 13 garsoniere, secila me verandën e vet
* 1 apartament 1+1
* 1 ambient shërbimi/depo, i cili aktualisht përdoret si lavanderi dhe magazinim
Çdo apartament është i pajisur me:
* kuzhinë gatimi të kompletuar
* tualet privat
* kondicioner
* mobilim funksional
* verandë për relaks dhe përdorim të përditshëm
Vetëm pak minuta në këmbë nga bregdeti, me akses të lehtë në plazh, restorante, bare, markete dhe të gjitha shërbimet që ofron zona. Për shkak të pozicionit dhe organizimit të saj, prona është shumë e përshtatshme për aktivitet hotelerie, Airbnb, booking afatshkurtër ose si investim për të ardhura sezonale dhe vjetore.
Një mundësi ideale për këdo që kërkon të investojë në bregdet, në një pronë funksionale, të mirëmbajtur dhe në një zonë me kërkesë të lartë turistike.
Për më shumë informacion, detaje mbi pronën ose për të organizuar një vizitë, me kontaktoni.
Ashensor: Jo
Tualetet: 14
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM