Vilë me qira në Arapaj – Pozicion strategjik pranë rrugës kryesore dhe autostradës - Century 21 Albania
Durrës Albania
ID e Pronës: NEW113121

Vilë me qira në Arapaj – Pozicion strategjik pranë rrugës kryesore dhe autostradës

400 € /Muaj

Sip. Totale  438m2

Sip. e brendshme  107m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Plotesisht i mobiluar

Shikime:90

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Vilë me qira në Arapaj – Pozicion strategjik pranë rrugës kryesore dhe autostradës

Jepet me qira një vilë me sipërfaqe totale prej 438 m², nga të cilat 107 m² janë ndërtim, e pozicionuar në një zonë shumë të kërkuar në Arapaj, vetëm pak metra nga rruga kryesore që të lidh direkt me autostradën Durrës-Tiranë.

Kjo pronë ofron një kombinim të rrallë midis qetësisë së një zone rezidenciale dhe aksesit të menjëhershëm në infrastrukturën kryesore. Është zgjidhja ideale për familje që kërkojnë një ambient të bollshëm, si edhe për biznese që kanë nevojë për një vendndodhje të favorshme.

Vilës i përket një oborr i madh, i rrethuar, që ofron hapësirë për parkim, gjelbërim dhe ambiente të jashtme çlodhëse apo funksionale. Prona ka gjithashtu një garazh të pozicionuar poshtë saj, i cili mund të shfrytëzohet si hapësirë parkimi ose të transformohet në njësi biznesi sipas nevojës – si p.sh. magazinë, zyrë, punishte e vogël, studio pune apo hapësirë shërbimi.

Karakteristikat kryesore të pronës:

-Sipërfaqe totale: 438 m²

-Sipërfaqe ndërtimi: 107 m²

-Garazh me potencial transformimi në hapësirë biznesi

-Oborr i rrethuar me shumë hapësirë

-Akses i menjëhershëm në rrugën kryesore dhe autostradë

-Ambient i qetë dhe i sistemuar

-Dokumentacion i rregullt pronësie

-Prona është e përshtatshme për:

-Banim familjar afatgjatë

-Vendbanim me funksion paralel biznesi

-Qendër zyre ose aktivitet profesional që kërkon qetësi dhe pozicion të favorshëm

-Çmimi është i negociueshëm në varësi të kohëzgjatjes së kontratës dhe destinacionit të përdorimit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutem me kontaktoni .

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh