SHITET SHTËPI 3-KATËSHE NË ZONËN E KALASË – OKAZION NË POGRADEC! - Century 21 Albania
Pogradec Albania
ID e Pronës: Oazis119856

SHITET SHTËPI 3-KATËSHE NË ZONËN E KALASË – OKAZION NË POGRADEC!

170,000 €

Sip. Totale  139m2

Sip. e brendshme  213m2

Dhomat e gjumit  6

Kati 1

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Plotesisht i mobiluar

Shikime:21

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

SHITET SHTËPI 3-KATËSHE NË ZONËN E KALASË – POGRADEC
Një mundësi ideale për banim familjar ose investim afatgjatë në një nga zonat më të preferuara të qytetit!
Në një nga lagjet më të qeta dhe të kërkuara të Pogradecit – zona e Kalasë, ofrohet për shitje kjo shtëpi 3-katëshe e ndërtuar me cilësi dhe hapësirë të bollshme, ideale për jetesë komode apo si investim për ndarje në apartamente.

Karakteristikat e pronës:
-Sipërfaqe ndërtimi: Secili kat ofron një organizim të tipit 2+1 – dy dhoma gjumi, sallon, kuzhinë dhe tualet.
-Organizim praktik për familje të mëdha ose mundësi ndarjeje në apartamente individuale për shitje ose dhënie me qira.
-Oborr i sistemuar me shumë gjelbërim, pemë dekorative dhe hardhi rrushi që krijojnë një ambient të freskët dhe relaksues gjatë verës.
-Portë hyrëse private dhe hyrje të ndara për secilin nivel, duke e bërë shumë funksionale dhe fleksibël për disa familje.
-2 Garazhe të mbyllura, të përshtatshme për makina ose magazinim.
-Fasada dhe ambientet e brendshme janë të mirëmbajtura, me dritare dopio xham dhe grila.

-Vendndodhje perfekte:
E pozicionuar në Zonën e Kalasë, kjo pronë ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit, me akses të shpejtë në rrugë kryesore, supermarkete, shkolla dhe çdo shërbim të nevojshëm. Zona është e qetë, e sigurt dhe me ajër të pastër – një vend ideal për të jetuar me familjen apo për të investuar në të ardhmen.

Çmimi: Okazion dhe i diskutueshëm!
Dokumentacion i rregullt hipotekor – gati për shitje të menjëhershme.

Kontakto tani për më shumë informacion ose për të prenotuar një vizitë në pronë.
Prona të tilla në këtë zonë dalin rrallë në treg – mos e humb këtë mundësi unike!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 3

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi