Shitet Resort në Dibër - Century 21 Albania
Dibër Albania
ID e Pronës: Metropol124951

Shitet Resort në Dibër

Çmimi sipas kërkesës

Sip. Totale  6000m2

Sip. e brendshme  4400m2

Dhomat e gjumit  55

Kati 5

Statusi  I Perdorur

Lloji  Hotel

Plotesisht i mobiluar

Shikime:110

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Shitet pasuri e paluajtshme së bashku me biznesin aktiv në një nga zonat më të frekuentuara të Peshkopisë, shtrihet ne nje siperfaqe prej 6000 m2 dhe shumë pranë llixhave termale të njohura për vetitë e tyre kurative. Ky është një investim i gatshëm për përdorim, me potencial të lartë fitimi dhe zhvillimi të mëtejshëm.

Pasuria përbëhet nga 3 objekte kryesore:

Objekti i parë – Hoteli (5 kate)
- Sipërfaqe totale: 3000 m²
- Kati -1: Garazh + depo (300 m²)
- Kati 0: Bar-Restorant (800 m²)
- Kati 1: 15 dhoma + verandë e madhe e përbashkët (800 m²)
- Kati 2: 15 dhoma (630 m²)
- Kati 3: 15 dhoma (630 m²)

Objekti i dytë – Bujtina (4 kate)
- Sipërfaqe totale: 1200 m²
- Kati -1: Bodrum + depo (160 m²)
- Kati 0: Bar-Restorant (160 m²)
- Kati 1: 2 dhoma + verandë e madhe e përbashkët (160 m²)
- Kati 2: 2 dhoma (120 m²)
- Bujtina është ndërtuar së fundmi, e investuar me detaje bashkëkohore dhe operon aktivisht në platforma si Booking dhe Airbnb.

Objekti i tretë – Ambient kurativ dhe akomodim
- Sipërfaqe totale: 1800 m²
- Kati 0: Ambient fizioterapie me baltë (140 m²)
- Kati 1: Ambient fjetjeje (230 m²)
- Kati 2: 4 dhoma të reja, të përshtatura për platforma turistike (250 m²)

Vendndodhja & Potenciali i Investimit

Zona ku ndodhet pasuria është një destinacion i njohur turistik dhe shëndetësor, i frekuentuar çdo vit nga mijëra vizitorë që vijnë për të përfituar nga vetitë shëruese të llixhave termale. Kjo garanton një fluks të qëndrueshëm turistësh gjatë gjithë vitit, duke e bërë investimin ideal për zhvillim afatgjatë në fushën e turizmit dhe wellness.

Fitimi aktual vjetor: rreth 200,000 € neto
Me një strategji të mirë menaxhimi dhe investime shtesë, potenciali i fitimit mund të dyfishohet ose trefishohet.

Ky është një investim i rrallë që kombinon pasuri të paluajtshme me aktivitet turistik aktiv, në një zonë me kërkesë të lartë gjatë gjithë vitit.

Per nje vizite ne prone na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 60

Sip. Toke: 6000

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi