Apartament Unik 300 m² me Verande Kompleksi Delijorgji! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: IRG127408

Apartament Unik 300 m² me Verande Kompleksi Delijorgji!

Çmimi sipas kërkesës

Sip. Totale  300m2

Sip. e brendshme  194m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 6

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

Shikime:153

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në një nga kompleksët më të kërkuar dhe më të mirëorganizuar të Tiranës, Delijorgji Residence, ofrohet për shitje një apartament ekskluziv me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme 300 m², prej të cilave 194 m² neto dhe 106 m² veranda të mbyllura, të konceptuara si hapësira funksionale për jetesë gjatë gjithë vitit.

Ambientet karakterizohen nga lartësia 3 metra, duke krijuar ndjesinë e një hapësire të gjerë dhe luksoze. Rifiniturat janë të një niveli të lartë, me parket lisi italian të kombinuar me mozaik guri të punuar me dorë, elemente që i japin apartamentit një identitet të rrallë.
Në sallonin qendror gjendet një oxhak funksional, që shton komoditet dhe atmosferë unike.

Dritaret janë prej druri natyral, me grila elektrike dhe instalime elektrike italiane me linjë 3-fazore, duke garantuar cilësi të lartë dhe siguri maksimale. Apartamenti ofron gjithashtu sistem audio të integruar në të gjithë hapësirën.

Organizimi i brendshëm përfshin:
3 sallone ndenjieje
3 dhoma gjumi
3 tualete
1 depo
1 lavanteri
2 kuzhina – një e brendshme dhe një e jashtme në verandë

Ambient ndenjieje i jashtëm , i shfrytëzueshëm gjatë gjithë vitit


Për ngrohje dhe ftohje janë instaluar dy sisteme: një qendror dhe një individual, duke siguruar komfort sipas preferencës.

Dyert janë të gjitha prej druri masiv dhe ndërtesa ka cilësi të certifikuar ndërtimi, e njohur për standardet e larta të kompleksit Delijorgji.

Ky apartament përfaqëson një nga pronat më të rralla në treg – një kombinim perfekt i hapësirës, cilësisë dhe stilit të veçantë të jetesës.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 3

Dhomen e ndenjes:3

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi