Sip. Totale 360000m2
Sip. e brendshme 360000m2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Tokë
Shikime:256
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
**Toke e pershtatshme per park fotovoltaik 25 MW – Darëzezë, Fier**
Kjo toke ka edhe nje projekt per ndertimin e nje parku Fotovoltaik. Projekti parashikon ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 25 MW në zonën e Darëzezë, mbi një sipërfaqe totale prej rreth 23.6 hektarësh.
Gjithashtu opsionale per blerje eshte dhe nje pjese prej 11 hektaresh, e pozicioniar perreth projektit, e cila mund te perdoret si suport teknik per kete projekt por mbi te gjitha kjo pjese shtese jep mundesine e zgjerimit ne tokat perreth per te arritur nese duhet deri ne 60 hektar dhe prodhim 60 Mega.
Parametrat e Bonitetit ne toke jane 9 dhe 10, te pershtatshem dhe te lejueshem per ndertimin e parqeve fotovoltaike.
24 hektare jan te pajisura me certifikata te rregullta, ndersa pjesa opsionale prej 11 Hektar mund te pajiset per pak kohe pas dakordesimit.
Zona karakterizohet nga kushte të favorshme klimatike dhe ekspozim i lartë ndaj rrezatimit diellor, duke e bërë të përshtatshme për zhvillimin e një impianti të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
Toka e përzgjedhur rezulton me bonitet të përshtatshëm për realizimin e projektit, në përputhje me kriteret teknike dhe mjedisore për instalime fotovoltaike. Terreni paraqet karakteristika të favorshme topografike, me pjerrësi të ulët dhe akses të përshtatshëm për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e impiantit.
Pika e lidhjes me rrjetin energjetik ndodhet ne nje distance rreth 800m, brenda normave dhe distancave të lejuara teknike nga operatori i sistemit energjetik, duke garantuar mundësi efikase për integrimin e energjisë së prodhuar në rrjetin kombëtar. Infrastrukturat ekzistuese energjetike në afërsi reduktojnë kostot e lidhjes dhe rrisin realizueshmërinë teknike të projektit.
Ky investim konsiderohet me rëndësi për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe përmbush objektivat kombëtare për tranzicionin energjetik dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.
Per me shume informacione, na kontaktoni!
Ashensor: Jo
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM