AMBIENT KOMERCIAL ME QIRA, VENDOSUR NE SHKOZE! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: prestige133597

AMBIENT KOMERCIAL ME QIRA, VENDOSUR NE SHKOZE!

1,000 € /Muaj

Sip. Totale  200m2

Sip. e brendshme  200m2

Kati 1

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Hapësira shumë qëllime

E pa mobiluar

Shikime:61

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

Ambient komercial me qira në zonën e Shkozës, i pozicionuar në katin e parë të një ndërtimi të ri, me fasadë tërësisht xhami që ofron vizibilitet maksimal dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Prona ka një sipërfaqe totale prej 200 m² dhe është e organizuar në një hapësirë open space, duke ofruar fleksibilitet të lartë në organizimin e brendshëm sipas nevojave të biznesit.
Gjithashtu disponon mundësi shfrytëzimi të verandës në pjesën e përparme, ideale për aktivitete që kërkojnë ekspozim dhe hapësirë shtesë funksionale.

Falë pozicionimit buzë zonës së zhvilluar të Shkozës dhe aksesit të lehtë me Unazën dhe rrugët kryesore të Tiranës, ambienti është i përshtatshëm për një sërë tipologjish biznesi si: showroom, klinikë dentare ose estetike, qendër kursesh/trajnimesh, zyra shërbimesh, market, farmaci, laborator, palestër, studio arkitekture, call center apo zyrë për kompani logjistike dhe distribucioni.

Zona e Shkozës ofron akses të shpejtë me qendrën e qytetit, afërsi me institucione, biznese të ndryshme, rezidenca banimi dhe fluks të vazhdueshëm banorësh dhe automjetesh, duke e bërë një lokacion strategjik për zhvillimin e aktivitetit tregtar.
Qira mujore: 1000 € (neto).

Per me shume informacion dhe per nje vizite ne prone mund te kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

E pa mobiluar

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh