SHITET NJË NGA VILAT MË TË BUKURA NË GREEN COAST, PALASË - Century 21 Albania
Green Coast, Palase Vlorë Albania
ID e Pronës: smart134322

SHITET NJË NGA VILAT MË TË BUKURA NË GREEN COAST, PALASË

3,500,000 €

Sip. Totale  482m2

Sip. e brendshme  257m2

Dhomat e gjumit  4

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Shikime:166

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara të bregdetit të Jugut, ofrohet për shitje një vilë ekskluzive që kombinon luksin, privatësinë dhe pamjen e pakrahasueshme nga deti.

Detaje të pronës:

Sipërfaqe trualli: 482 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 177 m²
2 kate mbi tokë + 1 kat nëntokë
Gazebo spektakolare 80 m² me pamje të lirë nga deti
Lavanderi me tualet

Ajo që e bën këtë pronë vërtet unike është gazebo-ja e madhe 80 m², një hapësirë ideale për darka verore, evente private apo momente relaksi me pamje panoramike nga deti Jon.

Pamje totale dhe e papenguar nga deti
Vila ofron verandë dhe pishinë me “full sea view” – një panoramë e hapur, relaksuese dhe mahnitëse që të shoqëron në çdo moment të ditës.

Organizimi i brendshëm:

Kati i parë: sallon i madh modern me kuzhinë open-space, i orientuar plotësisht nga deti – dritë natyrale dhe pamje pa asnjë pengesë.
Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, ku suita matrimoniale ka ballkon të madh privat me pamje fantastike nga deti – zgjimi këtu është një përjetim më vete.

Çdo detaj i kësaj vile është menduar për të ofruar komoditet maksimal, qetësi dhe një stil jetese premium në një nga resortet më të kërkuara në Shqipëri.

Mundësi ideale investimi
Përveçse një rezidencë luksoze për pushime apo banim, kjo vilë përfaqëson një mundësi shumë të fortë investimi, pasi qiratë ditore gjatë sezonit arrijnë vlera të larta dhe kërkesa është në rritje.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të kontaktoni.

Një mundësi që nuk duhet humbur – vetëm për ata që kërkojnë luks, ekskluzivitet dhe një investim të sigurt në zemër të bregdetit të Jugut. 🌊✨

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 4

Karakteristikat dhe Komoditetet

Aeroport

Supermarket

Zonë Tregtare

Shesh lojërash për fëmijë

Pishina

pamje nga deti

pamje nga mali

pamje nga plazhi

pamje nga kopshti

Kopsht

c21al-new.gym

Pishine

Garazh

c21al-new.private_swimming_pool

shesh lojrash

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi