APARTAMENT LUKSOZ PREMIUM 2+1+2 NE SHITJE+GARAZH - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: Coast134873

APARTAMENT LUKSOZ PREMIUM 2+1+2 NE SHITJE+GARAZH

300,000 €

Sip. Totale  137m2

Sip. e brendshme  100m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 4

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

Plotesisht i mobiluar

Shikime:75

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Apartament luksoz për shitje 2+1+2 në një objekt modern, në fazën e mobilimit dhe përfundimit. Ky apartament ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një ambient komod, elegant dhe me potencial të lartë, si për banim të përhershëm, ashtu edhe për investim. Dizajni i tij modern dhe hapsirat e bollshme janë të ideuara për ata që kërkojnë luks dhe komoditet.
Hapësira organizohet në një sallon të bollshëm dhe të ndritshëm, ku dy dritare të mëdha dhe ballkoni i veçantë ofrojnë një rrjedhë të shkëlqyer drite natyrale, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme. Salloni është i orientuar në drejtim të detit, duke ofruar një pamje mahnitëse dhe relaksuese, që rrit cilësinë e jetesës.
Kuzhina e integruar, me një zonë ngrënieje, lidhet direkt me ballkonin, duke ofruar mundësinë për t’u relaksuar dhe shijuar pamjen, si dhe ajrin e freskët të natyrës. Dy dhomat e gjumit janë të dizejnuara për të ofruar një eksperiencë të rehatshme dhe të sofistikuar, ku njëra ka dalje në ballkon dhe tualet të përfshirë brenda dhomës, ndërsa tjetra ka një dritare që mundëson dritë natyrale të bollshme. Tualetët janë të dy modern dhe të pozicionuar për të ofruar funksionalitet të lartë dhe komoditet.
Apartamenti është në fazën e mobilimit dhe përfundimit, dhe ka rendera që tregojnë pamjen e përfunduar dhe mobiluar. Ndërtimi është realizuar me materiale të cilësisë më të lartë dhe standarde bashkëkohore, duke garantuar jetëgjatësi dhe vlerë të shtuar. Përveç kësaj, prona ofron një garazh të dedikuar për parkim, duke siguruar komoditet dhe siguri për banorët.
Ky apartament është një mundësi e shkëlqyer investimi, pasi blihet në fazën e përfundimit dhe ka potencial të lartë për vlerësim të mëtejshëm në të ardhmen. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 2

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi