Sip. Totale 730m2
Sip. e brendshme 310m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 3
Statusi I Perdorur
Lloji Vilë
Plotesisht i mobiluar
Shikime:552
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për qira një vilë luksoze e pozicionuar në një nga rezidencat më të reja dhe elitare, e ndërtuar në vitin 2023. Rezidenca ofron kushte optimale jetese me hapësira të përbashkëta të gjelbra, pishinë verore dhe dimerore, fushë tenisi si dhe mini palestër në përdorim ekskluziv të banorëve.
Vila ka një sipërfaqe të brendshme prej 310 m² dhe një oborr privat prej 420 m², duke ofruar hapësirë dhe komoditet maksimal. Organizohet në 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me shpërndarje funksionale dhe moderne:
Salloni
Një ambient i bollshëm dhe elegant, i konceptuar për rehati dhe mikpritje, i pajisur me oxhak funksional që krijon një atmosferë të ngrohtë dhe intime. Ndriçimi realizohet përmes spoteve LED me tonalitet të ngrohtë, ndërsa elementët dekorativë dhe lulet i shtojnë finesë hapësirës. Salloni ka dritare të mëdha dhe vetrata panoramike me dalje direkte në verandë, ku është krijuar një kënd relaksi ideal për të shijuar mbrëmjet në shoqërinë e miqve. Grilat errësuese ofrojnë privatësi dhe kontroll të plotë të dritës.
⸻
Kuzhina
Një hapësirë moderne dhe funksionale, e pajisur me elektroshtepiake të markës premium Smeg, e konceptuar rreth një ishulli gatimi elegant. Kuzhina ofron një pamje të mrekullueshme nga Mali i Dajtit, duke e kthyer çdo moment në një përvojë të veçantë. Pranë dritares ndodhet një kënd i dedikuar leximi, me tavolinë komode, ideal për qetësi dhe frymëzim.
⸻
Kati i parë
• Dhome matrimoniale: një suitë elegante me tualet en-suite dhe garderobë funksionale, e projektuar për komoditet maksimal
• Dhome e miqve / fëmijëve: e arreduar me krevat tip francez, e përshtatshme për mikpritje ose familje
• Dhome studio: ambient i dedikuar pune dhe relaksi, i pajisur me tavolinë pune dhe kolltuk komod
____
Kati -1
Hapesire multifunksionale e pajisur me dhome gjumi, tualet, lavanderi dhe ambient open space qe mund te kthehet lehtesisht ne nje home cinema ose kend lojrash per femije.
Vila disponon 2 poste parkimi te jashtme, te mbuluar me tende mbrojtese.
E disponueshme nga data 1 Qershor.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, jeni të mirëpritur të na kontaktoni.
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes:1
Sip. Toke: 420
Fshat
Qender Tregtare
Policia
Shkolle
Transport Publik
Supermarket
Hapsira te gjelbera
Autostrade
Banke
Zonë Tregtare
Shesh lojërash për fëmijë
Vend qendrimi taksish
Karburant
Pishina
KOMPLEKS RESIDENCIAL
pamje nga mali
pamje nga fshati
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM