Shitet objekt 3-katësh multifunksional në Vorë, pranë City Park!! - Century 21 Albania
Autostrada Tirane-Durres prane City Park Vorë Albania
ID e Pronës: SPEED138780

Shitet objekt 3-katësh multifunksional në Vorë, pranë City Park!!

630,000 €

Sip. Totale  2600m2

Sip. e brendshme  255m2

Dhomat e gjumit  16

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Hapësira shumë qëllime

Shikime:36

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Shitet objekt 3-katësh multifunksional (qendër rehabilitimi, klinikë, rezidencë sociale apo biznes), i pozicionuar në një zonë të zhvilluar të Vorë, vetëm 200 metra nga City Park dhe Megatek.

Objekti është i pajisur me dokumentacion të rregullt ligjor dhe ofron organizim shumë funksional të ambienteve.

Të dhëna teknike:
-Sipërfaqe totale e pronës: 2600 m²
-Sipërfaqe trualli: 1600 m²
-Sipërfaqe bazë ndërtimi: 255.8 m²
-Koeficient shfrytëzimi: 10%

Organizimi:
- Kati përdhe (255.8 m²):
Ambient pritjeje, ndenjeje dhe ngrënieje, kuzhinë, ambient shërbimi, tualet, si dhe 3 dhoma të pajisura me tualet privat.

-Kati i parë:
9 dhoma të organizuara në 7 ambiente, ku përfshihen edhe 2 suita me ballkon.

-Kati i dytë:
4 dhoma me tualet brenda, 2 tualete në korridor dhe verandë 32 m² me pamje nga juglindja.

-Bodrum (55 m²):
Ambient i përshtatshëm për relaks, argëtim ose funksione të tjera sipas nevojës.

-Objekti është i pajisur me ashensor (lift) dhe shkallë të brendshme për lëvizje të lehtë në të gjitha katet.

Ambienti i jashtëm dhe facilitete shtesë:
-Sipërfaqe e organizuar me parkim deri në 10 automjete.
-Hapësira të gjelbra me pemë frutore (ullinj, agrume, shegë, arra, etj.).
-Sistem uji i kompletuar: depozita 10,000 L, pompë rezervë, pus uji për vaditje.
-Gjenerator për energji në raste emergjente.
-Ambient teknik shtesë 40 m².
-Pronë e rrethuar me mur dhe kangjella, me 2 porta hyrëse.

Për më shumë informacion dhe për vizitë në pronë, na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 10

Dhomen e ndenjes:1

Sip. Toke: 1600

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi