Vilë luksoze me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: expert139275

Vilë luksoze me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës

3,500 € /Muaj

Sip. Totale  450m2

Sip. e brendshme  400m2

Dhomat e gjumit  4

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Plotesisht i mobiluar

Shikime:64

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Kjo vilë ekskluzive 4-katëshe me sipërfaqe totale 400 m² ofron një eksperiencë të rrallë jetese dhe pushimi, me pamje mahnitëse nga Liqeni i Farkës dhe hapësira të bollshme të projektuara për komoditet maksimal.

E ndodhur në një rezidencë të administruar, prona përfiton nga shërbim mirëmbajtjeje i vazhdueshëm i hapësirave të përbashkëta dhe gjelbërimit, si dhe siguri me roje, duke garantuar privatësi dhe qetësi të plotë.

E vendosur në një truall me oborr të gjelbëruar prej 200 m², vila përfshin verandë të dedikuar, zonë BBQ të kompletuar me furrë druri dhe gaz, ideale për relaks dhe argëtim në ambient të hapur.

Organizimi i brendshëm:

* 2 suita dhe 2 dhoma gjumi
* 2 dhoma ndenjeje të bollshme
* Kuzhinë e veçantë e pajisur plotësisht
* 5 banjo funksionale dhe moderne
* 3 depo për hapësirë shtesë magazinimi

Teknologji & komoditet:

* Sistem ngrohje/ftohje me chiller (2 njësi) për performancë optimale
* Panele diellore 10 kWh për eficiencë dhe kursim energjie
* 2 poste parkimi me karikim për makina elektrike

Organizimi sipas kateve:

* Kati -1:
Ambient ndenjeje i bollshëm, lavanderi, një banjo, kuzhinë e madhe dhe dalje në verandë.
* Kati 0:
Dhomë ndenjeje e organizuar në dy ambiente (zona TV dhe zona e oxhakut), ballkon me pamje nga liqeni dhe një banjo e madhe me ajrosje natyrale.
* Kati 1:
Një suitë me banjo private dhe ballkon me pamje nga liqeni, plus 2 dhoma gjumi dhe një banjo e përbashkët.
* Kati 2:
Një suitë e ndarë në dy ambiente me banjo, si dhe një verandë spektakolare prej 45 m² me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 5

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh