Sip. Totale 83m2
Sip. e brendshme 70m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 1
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:115
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Ofrohet për shitje një apartament tipologji 1+1 në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së Palasës, në kompleksin modern SunPalase,, i organizuar në mënyrë funksionale dhe komode për banim apo investim.
Apartamenti ndodhet në katin 1 dhe ka një sipërfaqe neto prej 70.41 m², me organizim të rregullt të ambienteve:
sallon së bashku me kuzhinën open space
1 dhomë gjumi
1 tualet dhe korridor shpërndarës. Ambienti i ndenjes është i bollshëm dhe me ndriçim natyral, ndërsa dhoma e gjumit ofron hapësirë të rehatshme dhe organizim praktik.
Apartamenti gëzon orientim të favorshëm Jug/Jug-Perëndim në ambientin e ditës, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa dhoma e gjumit pozicionohet në një orientim më të freskët dhe komod. Organizimi i planimetrisë dhe hapjet në dy anë krijojnë ajrosje shumë të mirë natyrale.
Arkitektura moderne, organizimi efikas dhe pozicionimi në një nga komplekset më të preferuara të Rivierës Shqiptare e bëjnë këtë apartament ideal si për banim, ashtu edhe për investim me potencial të lartë qiradhënieje.
Rezidenca ofron standard të lartë ndërtimi, ambiente të mirëadministruara dhe akses të shpejtë me zonat kryesore dhe bregdetin. Gjithashtu, apartamenti disponon edhe post parkimi, i cili nuk është i përfshirë në çmimin e shitjes
Per me shume informacion ju lutem na kontaktoni !
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM