Sip. Totale 215m2
Sip. e brendshme 203m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 1
Statusi Listimet e fundit
Lloji Vilë
Gjysme i mobiluar
Shikime:114
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Rezidenca Olive Grove ka një vendodhje shumë të mirë, përballë me kalanë e Petrelës, ofron dritë gjithë ditën duke marrë parasysh orientimin nga jugu, dhe vetëm 1.8 KM nga TEG dhe 8 KM nga qendra e Tiranes.
Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona.
Zona është lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.
Rezidenca Olive Grove ofron infrastrukturë moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash CCTV, sipërfaqe rekreative rreth 3000 m2 ku do të përfshihet hapësirë e gjelbëruar, kënd lodrash për fëmijë, një fushë sporti multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare që do ti përshtaten kërkesave të banorëve, palestër, një minibus për lëvizjet drejt Tiranes, jetesë në komunitet etj.
Vila ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasadë të ventiluar, dritare me përmasa të mëdha xhami që ofrojnë ndricim natyral dhe pamje panoramike, kopshti i gjelbëruar, rifinitura te brendshme cilesore, sistem kondicionimi dhe oxhak me dru.
Vilë 3-katëshe në shitje ne vije te pare te Kompleksit
Sipërfaqe Trualli 214.3 m2 / Siperfaqe Ndertimi 202.4 m2 / Garazh I mbyllur 18.2 m2
Orientim jug-lindje-perëndim.
Kati përdhe i cili ka akses direkt në oborr organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie dhe tualeti.
Kati i pare organizohet nga 2 dhoma gjumi me ballkon dhe tualeti.
Kati i dytë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualeti dhe verandë e madhe.
Vila ndodhet ne vijen e pare te kompleksit gje qe mundeson pamje te lire kodrave te gjelberuara te Petreles.
Vila shitet totalisht e mobiluar.
Çmimi përfshin dhe një post parkimi.
Me çertifikatë pronësie.
Per me teper detaje ose per nje vizit ne prone, ju lutem kontaktoni!
Ashensor: Jo
Gjysme i mobiluar
Tualetet: 3
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM