Sip. Totale 83m2
Sip. e brendshme 83m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 6
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:62
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Shitet apartament i investuar në mënyrë perfekte për biznes dhe investim, i pozicionuar në zonën e Plazhit, Durrës — një nga zonat më të kërkuara për turizëm dhe akomodim sezonal. Prona është një mundësi ideale për të gjeneruar të ardhura të menjëhershme, pasi aktualisht operon me sukses në platformat Booking dhe Airbnb.
Apartamenti është organizuar në 3 dhoma gjumi komode dhe funksionale, ku secila disponon tualetin e saj personal, duke ofruar privatësi dhe rehati maksimale për klientët. Dy nga dhomat kanë dalje në ballkon, ndërsa ambienti i guzhinës është në dispozicion të dy prej tyre, duke e bërë organizimin praktik dhe shumë të favorshëm për përdorim ditor apo pushime.
Prona është e investuar në detaje, me mobilim modern dhe kushte optimale, gati për të vazhduar aktivitetin pa nevojën e investimeve shtesë. Vendndodhja strategjike pranë detit dhe faciliteteve kryesore e bën këtë apartament një zgjedhje shumë të mirë si për investim afatgjatë ashtu edhe për përdorim personal.
Për të kuptuar më mirë organizimin dhe potencialin e pronës, ju ftojmë të shikoni videon.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 3
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM