SHITET APARTAMENT NE VLORE 2+1+1 + 3 POSTE PARKIMI ME PAMJE NGA ISHULLI I SAZANIT - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: SUN143066

SHITET APARTAMENT NE VLORE 2+1+1 + 3 POSTE PARKIMI ME PAMJE NGA ISHULLI I SAZANIT

660,000 €

Sip. Totale  150m2

Sip. e brendshme  133m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Plotesisht i mobiluar

Shikime:155

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Shitet apartament premium i investuar në çdo detaj, i pozicionuar në një nga zonat më ekskluzive dhe elitare të Vlorës, në Kalasë. Kjo pronë ofron një nivel maksimal privatësie, qetësie dhe cilësie ndërtimi, me mundësi blerjeje i mobiluar ose i pa mobiluar.

Apartamenti organizohet ne 2+1+1 (dy dhoma gjumi, dhomë ndenje, tualet) + kuzhinë më vete dhe 3 poste parkimi në katin -1. Hapësira e posteve është e bollshme dhe njëri prej posteve mund të shërbejë lehtësisht edhe për mbajtjen e një mjeti lundrues (skaf, jet-ski, etj).

Apartamenti gëzon një super pamje të mrekullueshme dhe të hapur nga deti dhe Ishulli i Sazanit. Pozicionimi perfekt ju lejon të shijoni perëndimet madhështore të Vlorës direkt nga ballkoni dhe dritaret tuaja (siç dallohet edhe në "video.mp4", ku ambienti është i pajisur me teleskop për të shijuar çdo detaj të vijës bregdetare).

Izolim Absolut: I pajisur me dritare triplex të cilat eliminojnë çdo zhurmë të mundshme të jashtme, të kombinuara me termoizolim të plotë për efikasitet maksimal energjetik.

Dyer të brendshme druri masiv dhe parket druri natyral që i shton ngrohtësi dhe vlerë apartamentit.

Klimatizimi: Sistem qendror i integruar ngrohje-ftohje (Chiller) për një temperaturë ideale në çdo stinë.

Çmimi i ofruar eshte per apartamentin e mobiluar: Për blerësit që kërkojnë një pronë unike "Turn-Key" (gati për banim), apartamenti mund të shitet i kompletuar siç shihet në foto. Ky çmim përfshin të gjithë mobilimin me stil klasik aristokrat,ndriçues ekskluzivë dhe detaje të kuruara me vlerë të lartë koleksionimi.

Opsioni i pa mobiluar 580,000 Euro: Përfshin strukturën e apartamentit me të gjitha investimet e lartpërmendura së bashku me 3 postet e parkimit në katin -1.

Per me shume informacion na kontaktoni

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 1

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi