Objekt për Hoteleri dhe Shërbim Turistik – Investim Premium në Ujë të Ftohtë - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: Coast143122

Objekt për Hoteleri dhe Shërbim Turistik – Investim Premium në Ujë të Ftohtë

360,000 €

Sip. Totale  500m2

Sip. e brendshme  179m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 4

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Hapësira shumë qëllime

E pa mobiluar

Shikime:50

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në një nga zonat më prestigjioze të Vlorës, në Ujë të Ftohtë, ofrohet për shitje një pronë me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, e konceptuar për aktivitet turistik dhe hoteleri, vetëm pak minuta larg vijës bregdetare dhe me akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore.

Prona disponon një sipërfaqe totale trualli prej 700 m², nga të cilat 500 m² me certifikatë pronësie, ndërsa objekti është projektuar me një sipërfaqe ndërtimi prej 179 m² për kat.

Aktualisht ndërtimi ndodhet në fazën fillestare, ku janë realizuar themelet dhe struktura e katit përdhe të konceptuar si një hapësirë open-space, ideale për recepsion, lounge, restorant apo ambiente të përbashkëta për klientët. Gjithashtu janë projektuar shkallët e aksesit në të dy krahët e objektit, si dhe pozicionimi i ashensorit, duke garantuar komoditet dhe standarde bashkëkohore hotelerie.

Objekti ofron mundësi zhvillimi deri në 4 kate + papafingo, duke i dhënë investitorit fleksibilitet të plotë për ta përshtatur sipas konceptit dhe nevojave të tij, qoftë si hotel butik, apart-hotel, rezidencë turistike apo strukturë akomoduese premium.


Karakteristikat kryesore:

Zonë elitare dhe shumë e kërkuar.
Projekt hotelerie me potencial të lartë fitimprurës.
Sipërfaqe trualli: 700 m².
500 m² me certifikatë pronësie.
Sipërfaqe ndërtimi: 179 m² për kat.
Mundësi zhvillimi deri në 4 kate + papafingo.
Projektim për ashensor.
Ambient open-space në katin përdhe.
Akses direkt nga rruga.
Afër plazheve dhe faciliteteve kryesore turistike.
Dokumentacion i rregullt.

Një mundësi e rrallë investimi për zhvillimin e një strukture hotelerie moderne në një nga destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare.
Per me shume informacion ju lutem na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

E pa mobiluar

Tualetet: 2

Sip. Toke: 500

Karakteristikat dhe Komoditetet

Qendra qytetit

Fshat

Hapsira te gjelbera

pamje nga deti

Pamje nga qyteti

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi