Sip. Totale 235m2
Sip. e brendshme 235m2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Bar Restorant
Shikime:97
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për shitje një bar-kafe me potencial të lartë biznesi, i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të Shëngjinit, pranë Rafaelo. Ambienti ndodhet në katin -1 të një pallati të ndërtuar rreth vitit 2005 dhe është në gjendje shumë të mirë, plotësisht funksional dhe i investuar, gati për të vijuar aktivitetin pa nevojën e investimeve shtesë.
Prona ka një sipërfaqe prej 235 m² sipas dokumentacionit, ndërsa në përdorim aktual ofron rreth 285 m², duke krijuar hapësira komode dhe funksionale për zhvillimin e aktivitetit.
Organizimi përfshin:
4 tualete;
1 ambient të veçuar, i përshtatshëm si zyrë, sallë private ose hapësirë shumëfunksionale;
Ambient magazinimi;
Sallë të gjerë për klientët me organizim praktik.
Pozicionimi pranë vijes bregdetare dhe në një zonë me qarkullim të lartë gjatë sezonit turistik e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi, si për vazhdimin e aktivitetit ekzistues ashtu edhe për zhvillimin e një koncepti të ri biznesi.
Çmimi përbën një mundësi të shkëlqyer investimi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
Tualetet: 4
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM