Sip. Totale 537m2
Sip. e brendshme 537m2
Dhomat e gjumit 12
Statusi Listimet e fundit
Lloji Hapësira shumë qëllime
Shikime:71
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për qira ambient multifunksional 2-katësh, i pozicionuar buzë rrugës kryesore, në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të Tiranës.
Një pronë premium me fasadë të gjerë xhami "corner", ekspozim maksimal dhe akses të shkëlqyer, ideale për biznese që kërkojnë një adresë prestigjioze dhe funksionale.
Organizimi i objektit:
Kati përdhe (Kati 0) – 110 m²
Ambient open space.
2 tualete.
Depo.
Fasadë e madhe xhami "corner", buzë rrugës kryesore, që garanton dukshmëri të lartë dhe akses të drejtpërdrejtë.
Kati i parë – 427 m²
11 ambiente të organizuara.
Çdo ambient disponon tualet, ballkon dhe ndriçim natyral.
Planimetri funksionale që mund të përshtatet sipas nevojave të aktivitetit.
Të dhëna mbi pronën:
Sipërfaqe kati përdhe: 110 m².
Sipërfaqe kati i parë: 427 m².
Sipërfaqe totale: 537 m².
Prona disponon certifikatë pronësie.
6 poste parkimi private, në shërbim të objektit.
Ideale për klinika dentare dhe mjekësore
Organizimi i pronës me 11 ambiente të ndara, secila me tualet, ballkon dhe ndriçim natyral, e bën këtë objekt veçanërisht të përshtatshëm për:
Klinikë dentare.
Poliklinikë ose klinikë mjekësore.
Qendër diagnostike dhe laborator.
Klinikë estetike ose dermatologjike.
Qendër fizioterapie dhe rehabilitimi.
Prania e 6 vendeve të parkimit, fasada e dukshme buzë rrugës kryesore dhe aksesi i lehtë për pacientët përbëjnë avantazhe të rëndësishme për çdo aktivitet në fushën e shëndetësisë.
Po ashtu, prona është një zgjedhje ideale edhe për:
Banka dhe institucione financiare.
Zyra kompanish.
Qendra trajnimi ose institucione arsimore.
Hotel, hostel ose struktura akomoduese.
Çdo aktivitet tjetër që kërkon hapësira funksionale dhe një pozicion strategjik.
Vendndodhja pranë Unazës së Madhe dhe Bulevardit të Ri ofron lidhje të shpejtë me qendrën e Tiranës, si edhe hyrje dhe dalje të lehtë nga qyteti. Zona është në zhvillim të vazhdueshëm, duke e bërë këtë pronë një investim të sigurt dhe një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e biznesit tuaj.
Vlera e qirasë: 500,000 All / muaj.
Bashkëlidhur gjenden projekti ilustrues, fotot reale dhe planimetritë përkatëse.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
Tualetet: 14
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM