Sip. Totale 20370m2
Sip. e brendshme 6870m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 1
Statusi Listimet e fundit
Lloji Magazine
E pa mobiluar
Shikime:76
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Jepet me Qira Objekt Multifunksional – Ideal për Logjistikë, Magazinim dhe Prodhim
Në zonën strategjike midis Doganës së Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", jepet me qira një objekt multifunksional me standarde të larta ndërtimi, i përshtatshëm për kompani të sektorit të logjistikës, magazinimit, distribucionit, prodhimit dhe tregtisë.
Prona ndodhet vetëm 2 km nga Aeroporti dhe Dogana e Tiranës dhe 3 km nga autostrada Tiranë–Durrës, duke ofruar lidhje të shkëlqyer me akset kryesore të transportit dhe akses të lehtë për automjete të tonazhit të rëndë.
Karakteristikat e objektit
Sipërfaqe trualli: 13,500 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 6,870 m²
Magazinë: 6,200 m², e organizuar në open space, me lartësi 11 metra
Showroom dhe zyra: 670 m², të pozicionuara në pjesën ballore të objektit
Hyrje dhe dalje nga të gjitha anët e godinës
Porta industriale me përmasa të mëdha, të përshtatshme për hyrjen e kamionëve në ambientet e magazinës
Mundësi ndarjeje dhe marrjeje me qira edhe në sipërfaqe më të vogla, sipas nevojave të biznesit
Objekti është ndërtuar me materiale cilësore sipas standardeve të Bashkimit Evropian dhe është i pajisur me:
Linjë energjie trefazore
Sistem hidrantësh për mbrojtjen nga zjarri
Sistem të furnizimit dhe menaxhimit të ujit
Infrastrukturë funksionale për operacione industriale, logjistike dhe tregtare
Falë vendndodhjes strategjike, parametrave teknikë dhe organizimit funksional të ambienteve, kjo pronë ofron një zgjidhje ideale për kompani që kërkojnë një qendër moderne për aktivitetin e tyre. Fleksibiliteti në ndarjen e sipërfaqeve e bën objektin të përshtatshëm si për kompani të mëdha, ashtu edhe për biznese që kanë nevojë për ambiente më të vogla.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Jo
E pa mobiluar
Tualetet: 2
Sip. Toke: 13500
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM