Sip. Totale 83m2
Sip. e brendshme 72m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 7
Statusi Në ndërtim
Lloji Apartament
Shikime:280
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Ofrohet për shitje apartament me tipologji 1+1, i pozicionuar në katin e 7-të të MOA Residence, një kompleks rezidencial modern që kombinon arkitekturën bashkëkohore, cilësinë e ndërtimit dhe komoditetin, duke e bërë ideal si për banim, ashtu edhe për investim.
MOA Residence ndodhet në Bulevardin e Kasharit, pranë Casa Italia dhe Unazës së Re, në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë urban në Tiranë, me akses të lehtë drejt akseve kryesore të qytetit.
Detajet e apartamentit:
Tipologjia: 1+1
Kati: 7
Sipërfaqe totale: 83.6 m²
Sipërfaqe banimi: 72.4 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 11.2 m²
Apartamenti është projektuar me një planimetri funksionale, hapësira të bollshme dhe ndriçim të mirë natyral, duke garantuar komoditet dhe prakticitet në përdorimin e përditshëm.
Kompleksi ofron standarde të larta ndërtimi, ambiente të gjelbëruara, administrim profesional dhe kate parkimi nëntokësor, duke krijuar një mjedis modern dhe cilësor për banim.
Çmimi dhe mënyrat e pagesës
Për apartamentet në MOA Residence ofrohen tre alternativa pagese, sipas mundësisë dhe preferencës së blerësit:
1. Pagesë me këste – 1,500 €/m²
40% në firmosjen e kontratës
14% pas 6 muajsh
14% pas 12 muajsh
14% pas 18 muajsh
14% pas 24 muajsh
4% në momentin e dorëzimit të çelësave
2. Me kredi pa kolateral – 1,450 €/m²
Marrëveshje ekskluzive me Credins Bank
Mundësi financimi deri në 70% të vlerës së pronës
Kredi pa kolateral, sipas kushteve të bankës
3. Likuiditet total – 1,400 €/m²
Çmim preferencial për pagesë të plotë të vlerës së pronës.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi të mirë si për banim afatgjatë, ashtu edhe për investim, falë pozicionimit strategjik, sipërfaqes së konsiderueshme për një 1+1 dhe standardit të kompleksit.
Për më shumë informacion, detaje mbi planimetritë dhe mënyrat e pagesës, ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM