ROOFTOP EXCLUSIVE | RESTAURANT & LOUNGE | RING CENTER - Century 21 Albania
RING CENTER Tirana Albania
ID e Pronës: TERRA146949

ROOFTOP EXCLUSIVE | RESTAURANT & LOUNGE | RING CENTER

24,000 € /Muaj

Sip. Totale  775m2

Sip. e brendshme  775m2

Kati 10

Statusi  I Perdorur

Lloji  Komercial

Shikime:56

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Një hapësirë rooftop, një adresë prestigjioze dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar një destinacion gastronomik premium në zemër të Tiranës.

Ofrohet për qira një rooftop ekskluziv prej 775 m², i pozicionuar në katin e 10-të të Ring Center, nga të cilat 195 m² janë verandë, duke krijuar kombinimin ideal mes hapësirës së brendshme dhe një ambienti elegant në open-air.

Kjo pronë është konceptuar për të mirëpritur një restorant premium, rooftop lounge, fine dining, cocktail bar apo venue ekskluziv për evente, duke ofruar mundësi të shumta për zhvillimin e një koncepti unik dhe me identitet të fortë.

Veranda prej 195 m² krijon potencialin për një ambient të jashtëzakonshëm në ajër të hapur, ideal për darka, mbrëmje elegante, evente private dhe eksperienca gastronomike me një atmosferë të veçantë.

Pozicionimi në katin e 10-të i jep ambientit një karakter të veçantë, me privatësi, lartësi dhe prezencë, ndërsa vendndodhja në Ring Center garanton akses të shkëlqyer, vizibilitet dhe një pozicion strategjik në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Ambientit i shërbejnë dy ashensorë dhe hyrje e dedikuar, duke garantuar një eksperiencë komode dhe profesionale për klientët, stafin dhe eventet.

Një hapësirë me potencial të jashtëzakonshëm për një koncept “destination”.

775 m² total | 195 m² verandë | Kati 10 | Ring Center

Një mundësi ideale për një markë gastronomike, operator ndërkombëtar apo investitor që kërkon të krijojë një rooftop unik, elegant dhe me standard të lartë në Tiranë.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh