Vilë e bashkangjitur luksoze - Blloku Qeveritar , Plazh Durres - Century 21 Albania
Durrës Albania
ID e Pronës: atlantic147072

Vilë e bashkangjitur luksoze - Blloku Qeveritar , Plazh Durres

800,000 €

Sip. Totale  220m2

Sip. e brendshme  220m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Plotesisht i mobiluar

Shikime:251

Ka hipoteke: Po

Rezervuar

Përshkrim

Vilë Luksoze në Vijën e Parë të Bregdetit – Blloku Qeveritar, Plazh Durrës

Në një nga zonat më ekskluzive dhe të sigurta të bregdetit shqiptar, në vijën e parë të ndërtimeve në Bllokun Qeveritar, ofrohet për shitje kjo vilë bashkëngjitur me standarde të larta ndërtimi dhe mobilim luksoz bashkëkohor.

Prona gëzon një pozicion unik me pamje të hapur nga deti dhe pishat karakteristike të zonës, duke ofruar privatësi, qetësi dhe siguri maksimale. Aksesimi kontrollohet në një nga zonat më të privilegjuara të Plazhit të Durrësit, pranë rezidencave shtetërore dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të strukturave të sigurisë.

Vila është e organizuar në 3 kate dhe disponon një oborr privat të sistemuar, ideal për relaksim dhe aktivitete familjare.

Organizimi i pronës:

• Kati 0: Ambient i bollshëm ndenjeje, kuzhinë moderne dhe 1 tualet.
• Kati 1: 3 dhoma gjumi dhe 2tualete.
• Kati 2: 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe një verandë spektakolare prej 50 m² me pamje nga deti dhe pishat.

Prona disponon 127 m² sipërfaqe në certifikatë pronësie, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit arrin në rreth 170 m², të cilave u shtohet veranda prej 50 m², duke e çuar sipërfaqen totale funksionale në rreth 220 m².

Mobilimi është realizuar me materiale dhe pajisje të standardeve më të larta, me një stil elegant dhe modern që plotëson çdo kërkesë për komoditet dhe luks.

Karakteristikat kryesore:

• Vijë e parë me detin
• Zonë elitare dhe siguri maksimale
• Pamje nga deti dhe pishat
• 4 dhoma gjumi
• 4 tualete
• Verandë panoramike 50 m²
• Oborr privat
• Mobilim luksoz i investuar në detaje
• Mundësi ideale për rezidencë familjare ose investim premium

Një pronë e rrallë në treg, që kombinon luksin, privatësinë dhe një nga lokacionet më të kërkuara në bregdetin e Durrësit.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 4

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi