APARTAMENT 1+1 ME POST PARKIMI NË REZIDENCËN AMBASSADOR 3 PRANË AIR ALBANIA - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: expert147382

APARTAMENT 1+1 ME POST PARKIMI NË REZIDENCËN AMBASSADOR 3 PRANË AIR ALBANIA

850,000 €

Sip. Totale  145m2

Sip. e brendshme  121m2

Dhomat e gjumit  1

Kati 17

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

Shikime:120

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Prona ndodhet në katin e 17-të të rezidencës prestigjioze dhe ofron një sipërfaqe neto prej 120.8 m², të konceptuar dhe rikonstruktuar në çdo detaj me standarde të larta.
Falë orientimit të favorshëm Jug-Perëndim, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje të lirë e panoramike, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe private.

Organizimi i pronës:

Ambient i gjerë dhe elegant salloni së bashku me kuzhinën
Dhomë gjumi matrimoniale e kompletuar me garderobë
Tualet luksoz me vaskë dhe sistem ngrohje në dysheme
Lavanderi e dedikuar
Ballkon që shtrihet përgjatë ambientit të sallonit, duke ofruar hapësirë dhe pamje të hapur
Post parkimi në katin -1.

Apartamenti është rikonstruktuar tërësisht, duke përzgjedhur materiale, pajisje dhe hidrosanitare të markave prestigjioze italiane.
Çdo element është menduar me kujdes, duke krijuar një ambient bashkëkohor, funksional dhe njëkohësisht jashtëzakonisht elegant.

Vendndodhja është një nga avantazhet më të mëdha të kësaj prone. Në zemër të një prej zonave më elitare të kryeqytetit, prona ndodhet pranë *Parkut të Madh të Liqenit*, institucioneve arsimore, ambasadave, restoranteve dhe shërbimeve më të mira që ofron Tirana.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi