Sip. Totale 970m2
Sip. e brendshme 355m2
Dhomat e gjumit 4
Kati 0,1
Statusi Listimet e fundit
Lloji Vilë
Plotesisht i mobiluar
Shikime:111
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
SHITET VILË PREMIUM – SAN NICOLAS RESORT & RESIDENCES, PALASË
“San Nicolas Resort & Residences” është një kompleks luksoz në Dhërmi–Palasë, që ofron vila dhe apartamente moderne pranë një prej plazheve më të bukura të Rivierës Shqiptare. Një mundësi ideale për jetesë, pushime dhe investim në jug të Shqipërisë.
VILA PREMIUM
Karakteristikat kryesore
Sipërfaqja totale e vilës: 355.6 m²
Sipërfaqja e truallit: 970 m²
Verandë e mbuluar: 65 m²
4 dhoma gjumi, secila me tualet
1 garsoniere e pajisur, me tualet
Pishinë private me përmasa 11.2 × 5.5 m
Sistem për ngrohjen e pishinës
Sistem inteligjent Smart Home, i bazuar në standardin ndërkombëtar KNX
3 poste parkimi
Vila shitet plotësisht e përfunduar dhe e mobiluar
Kati përdhe – 203 m²
Sallon i bollshëm me pamje nga deti, i integruar me ambientin e ngrënies dhe kuzhinën
1 tualet
1 dhomë gjumi me tualet dhe garderobë të hapur
1 garsoniere e pajisur me tualet, e pozicionuar në pjesën e pasme
Depo, lavanderi dhe ambient teknik
Kati i parë – 152.6 m²
1 dhomë gjumi matrimoniale me tualet, garderobë të hapur dhe pamje nga deti
2 dhoma gjumi, secila me tualet dhe pamje nga deti
Ambientet e jashtme
Vila ofron një verandë të bollshme prej 65 m², të mbuluar me sistem hijezimi dhe me pamje të mrekullueshme nga deti dhe pishina. Veranda është ideale për relaksim, qëndrim dhe për të shijuar mbrëmjet.
Oborri është i organizuar me:
Lulishte dhe hapësira të gjelbra
Ambient të veçantë për qëndrim dhe ngrënie
Fire pit me zonë ndenjeje për sezonin e dimrit
Pishinë private me sistem ngrohjeje, ideale për përdorim edhe jashtë sezonit veror
Hapësirë të bollshme në hyrjen kryesore të vilës
3 poste parkimi
Vila ka një pamje të lirë dhe spektakolare nga Deti Jon, e cila shijohet nga oborri, pishina, kati përdhe dhe kati i parë.
Vila është e pajisur me një sistem inteligjent Smart Home, të bazuar në standardin ndërkombëtar KNX, për menaxhimin e integruar dhe të centralizuar të hapësirave të brendshme dhe të jashtme.
Ky sistem rrit ndjeshëm komoditetin, eficiencën dhe standardin teknologjik të pronës.
Vila është plotësisht e mobiluar dhe e gatshme për përdorim, duke përfshirë arredimin dhe detajet e brendshme, pa pasur nevojë për investime shtesë.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për ata që kërkojnë një vilë luksoze për banim të përhershëm ose sezonal, si edhe një investim me potencial të lartë për gjenerimin e të ardhurave nga turizmi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 6
Dhomen e ndenjes:1
Sip. Toke: 970
Fshat
Qender Tregtare
Zonë Historike
Policia
Spital
Supermarket
Hapsira te gjelbera
Market
Zonë Tregtare
pranë plazhit
Pishina
pamje nga deti
pamje nga mali
pamje nga plazhi
pamje nga fshati
pamje nga kopshti
Terrace
Kopsht
Pishine
parkim i hapur
Bathtub
Private Swimming Pool
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM