JOY RESIDENCE, SHESIM APARTAMENT 2+1+2 - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Impact149109

JOY RESIDENCE, SHESIM APARTAMENT 2+1+2

400,000 €

Sip. Totale  120m2

Sip. e brendshme  105m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Shikime:41

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

APARTAMENT NË SHITJE – JOY Residences, PRANË TEG

Shitet apartament 120 m², i pozicionuar në katin e dytë të një prej godinave të Joy Residences, vetëm pak hapa nga qendra tregtare TEG.

Rezidenca është e qetë, e mirëadministruar dhe me siguri të kontrolluar.

Apartamenti shitet i mobiluar dhe i pajisur plotësisht, në gjendje shumë të mirë, dhe organizohet në:

* 2 dhoma gjumi
* Sallon i madh dhe shumë i ndriçuar, me kuzhinë të hapur
* Kuzhinë e kompletuar, me të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të reja dhe të papërdorura.
(Te gjitha ambjentet jane te pajisura me kondicioner)
* 2 tualete
* Banjë me jacuzzi, e lidhur me dhomën matrimoniale
* Depo e vogël e brendshme, e përshtatshme për lavatriçen dhe për magazinim
* Korridor
* Ballkon

Apartamenti ka ambiente të bollshme, shumë dritë natyrale dhe një organizim tepër komod për jetesë.

Në çmim përfshihen gjithashtu garazh privat (vend parkimi) dhe depo.

Garazhi ndodhet menjëherë pranë ashensorit, duke mundësuar akses shumë praktik: nga makina kalohet direkt tek ashensori, i cili të çon në katin e apartamentit. Edhe depoja ndodhet në të njëjtën zonë, pranë garazhit.

Apartamenti është i pajisur me sistem interfonie dhe videofonie, që mundëson komunikimin me rojen e rezidencës dhe kontrollin me kamerë të personave në hyrje.

Një apartament shumë i mirë për banim, në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së TEG-ut, me të gjitha komoditetet e nevojshme dhe akses të menjëhershëm në shërbimet përreth.

📍 Joy Residences – pranë TEG
📐 120 m²
🏢 Kati 2
🛏 2 dhoma gjumi
🚿 2 tualete + jacuzzi
🚗 Garazh
📦 Depo

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi