Sip. Totale 84m2
Sip. e brendshme 84m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 1
Statusi I Perdorur
Lloji Komercial
Shikime:82
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
SALLON BUKURIE LUKSOZ PËR SHITJE – KOMUNA E PARISIT | 84 M² | 38,000 €
Ofrohet për shitje sallon bukurie i investuar së fundmi, i projektuar me standarde të larta dhe i arreduar në mënyrë moderne e luksoze.
Ambienti shitet totalisht i mobiluar dhe i pajisur, duke krijuar mundësinë për të nisur aktivitetin menjëherë, pa pasur nevojë për investime të tjera.
📍 Vendndodhja: Komuna e Parisit
📐 Sipërfaqe: 84 m²
🏬 Kati: 1
💰 Çmimi: 38,000 €
🔹 KARAKTERISTIKAT E AMBIENTIT
Hapësirë pune open space, e organizuar në mënyrë funksionale
Recepsion dhe zonë pritjeje për klientët
Ambiente pune të përshtatshme për shërbime të ndryshme estetike
Tualet dhe ambiente ndihmëse
Depo funksionale
Ndriçim natyral dhe artificial i përshtatur
Mobilim modern dhe arredim elegant
Investim i kryer së fundmi
Ambient i gatshëm për ushtrimin e aktivitetit
🔹 MUNDËSI IDEALE PËR BASHKËPUNIM
Ky ambient është një mundësi shumë e mirë edhe për vajza dhe profesioniste që dëshirojnë të marrin një ambient së bashku, ta ndajnë qiranë dhe të ushtrojnë secila aktivitetin e saj.
Hapësira mund të përshtatet në mënyrë ideale për profesione të ndryshme të industrisë së bukurisë, si:
💅 Nail Tech
💄 Make Up Artist
💇♀️ Parukiere
✨ Estetiste dhe shërbime të tjera beauty
Në këtë mënyrë, disa profesioniste mund të krijojnë së bashku një beauty studio të kompletuar, duke ndarë kostot e ambientit dhe duke krijuar një hapësirë ku klientët mund të gjejnë shërbime të ndryshme në një vend.
🔹 AVANTAZHET E VENDNDODHJES
Pozicion në Komunën e Parisit, një nga zonat më të kërkuara të Tiranës
Zonë e konsoliduar dhe me frekuentim të lartë
Akses i lehtë nga rrugët kryesore
Fasadë me vizibilitet shumë të mirë
Prani e lartë e bizneseve dhe shërbimeve përreth
Një mundësi e shkëlqyer për profesionistë të industrisë së bukurisë që kërkojnë një ambient të gatshëm, modern dhe të investuar, si për zhvillimin e një biznesi individual, ashtu edhe për krijimin e një beauty studioje me disa profesioniste.
🔥 ÇMIMI: 38,000 €
📞 Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në ambient, na kontaktoni!
Ashensor: Jo
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM