Sip. Totale 400m2
Sip. e brendshme 200m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 2
Statusi Në ndërtim
Lloji Vilë
Shikime:54
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Në shitje vilë 2-katëshe në Shkozë, e projektuar nga arkitekt dhe aktualisht në fazë ndërtimi, me përfundim të parashikuar në Dhjetor.
Prona pozicionohet në një sipërfaqe totale prej 400 m², ndërsa sipërfaqja e ndërtimit është 90 m² për kat, me një organizim funksional dhe komod të ambienteve të banimit dhe hapësirave të jashtme.
Kati i parë – 90 m² organizohet në një ambient të hapur dhe të ndriçuar, ku përfshihen dhoma e ndenjes me kuzhinën, një tualet dhe depo. Kati ka gjithashtu një verandë në formë L, e cila krijon një hapësirë të këndshme për të shijuar ambientin e jashtëm.
Kati i dytë – 90 m² përbëhet nga 3 dhoma , hapësirë e dedikuar për garderobë dhe tualet. Ky kat shoqërohet me një ballkon në formë L, duke ofruar një hapësirë të bollshme të jashtme.
Në pjesën e sipërme të vilës ndodhet tarraca e izoluar dhe e shfrytëzueshme, e cila mund të përdoret si hapësirë shtesë sipas nevojave të familjes.
Prona disponon gjithashtu hapësirë për parkimin e automjetit brenda sipërfaqes së saj.
Vila ofrohet e përfunduar, sipas projektit të realizuar nga arkitekti.
Çmimi: 45,000,000 lekë
Ashensor: Jo
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM