Sip. Totale 204m2
Sip. e brendshme 204m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 5
Statusi Listimet e fundit
Lloji Penthouse
Plotesisht i mobiluar
Shikime:79
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Në një nga adresat më prestigjioze të Vlorës, i pozicionuar në një ambient të privilegjuar ndërmjet dy vilave qeveritare, prezantohet një penthouse i konceptuar për ata që kërkojnë më shumë se një pronë: një rezidencë unike me privatësi, arkitekturë dhe një panoramë të jashtëzakonshme mbi detin.
Me 204 m² sipërfaqe totale neto, kjo rezidencë karakterizohet nga hapësirat e bollshme, drita natyrale dhe një lidhje e vazhdueshme me detin.
Fasada e xhamit përgjatë murit perimetral hapet drejt panoramës, ndërsa orientimi Lindje – Jug – Perëndim siguron ekspozim maksimal ndaj dritës dhe një pamje të gjerë, të pandërprerë të detit.
Në qendër të rezidencës ndodhet një salon elegant dhe i bollshëm me oxhak, i cili lidhet natyrshëm me verandën panoramike – hapësira ideale për të shijuar perëndimet, detin dhe privatësinë e kësaj rezidence.
Organizimi i brendshëm përfshin:
— Master bedroom me tualet privat dhe garderobë
— Dhomë gjumi
— Tualet qendror
— Kuzhinë të veçuar
— Ambient ndenjeje me oxhak
— Salon të bollshëm
— Verandë panoramike me pamje të jashtëzakonshme nga deti
Prona është investuar në çdo detaj, me materiale, përfundime dhe punime të nivelit më të lartë, dhe dorëzohet e përfunduar, gati për t’u personalizuar sipas stilit dhe kërkesave të pronarit.
Një tjetër dimension i kësaj rezidence është privatësia dhe komoditeti që ofron.
Në çmim përfshihen:
• Ashensor privat
• Kantinë vere
• Dy depo në tarracën e objektit
• Garazh i mbyllur
• Dy poste parkimi të mbyllura
• Akses privat dhe ekskluziv në tarracë vetëm për pronarin e penthouse-it
Një kombinim i rrallë i lokacionit, hapësirës, panoramës, privatësisë dhe standardit të ndërtimit.
Një pronë për t’u përjetuar nga afër.
Për informacion të detajuar ose për të organizuar një vizitë private, më kontaktoni.
Ashensor: Po
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM