BELAVISTA RESORT, QERRET | SHESIM APARTAMENT 1+1 - Century 21 Albania
Kavajë Albania
ID e Pronës: NEXT151820

BELAVISTA RESORT, QERRET | SHESIM APARTAMENT 1+1

165,000 €

Sip. Totale  72m2

Sip. e brendshme  59m2

Dhomat e gjumit  1

Kati 5

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Shikime:26

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në një nga zonat më të preferuara të bregdetit shqiptar, në Belavista Resort, Qerret, ofrohet për shitje një apartament tipologji 1+1, i pozicionuar vetëm 50 metra larg detit.
I ndodhur në katin e pestë, apartamenti përfaqëson një mundësi shumë të mirë për të gjithë ata që kërkojnë një pronë pranë plazhit, ku mund të shijojnë pushime të qeta dhe komode gjatë sezonit veror.

Prona disponon një sipërfaqe bruto prej 72.15 m² dhe sipërfaqe neto prej 59.61 m², me një organizim funksional të ambienteve, duke ofruar komoditet dhe shfrytëzim praktik të hapësirës. Apartamenti shitet totalisht i mobiluar, duke ju mundësuar pronarëve të rinj ta shfrytëzojnë menjëherë, pa pasur nevojë për investime të mëtejshme në mobilim.
Falë pozicionit të favorshëm, vetëm pak hapa larg detit, kjo pronë është një zgjedhje ideale si për banim sezonal dhe pushime familjare, ashtu edhe për investim në tregun e qiradhënieve ditore dhe sezonale. Afërsia me plazhin e bën atë veçanërisht tërheqës për pushuesit që kërkojnë akomodim pranë bregdetit, duke krijuar mundësi për shfrytëzim edhe gjatë periudhës turistike.

Nëse jeni në kërkim të një apartamenti në bregdet, të mobiluar dhe me një pozicion të favorshëm pranë detit, kjo pronë në Belavista Resort, Qerret, meriton vëmendjen tuaj.

📞 Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, me kontaktoni !

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.