Sip. Totale 3600m2
Sip. e brendshme 3000m2
Kati 2
Statusi I Perdorur
Lloji Hapësira shumë qëllime
E pa mobiluar
Shikime:48
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për qera godinë komerciale me sipërfaqe ndërtimi 3,000 m², e pozicionuar në vijën e dytë të Autostradës Tiranë-Durrës. Prona shtrihet mbi një truall prej 3,600 m² dhe është e organizuar në dy kate, duke kombinuar ambiente të bollshme holli, showroom-i, magazinimi, zyra dhe hapësira funksionale për administrimin e aktivitetit.
Godina karakterizohet nga hapësira të mëdha, lartësi mbi 5 metra për secilin kat dhe infrastrukturë të përshtatshme për aktivitete tregtare, logjistike dhe shpërndarjeje. Ndërtim cilësor betonarme me hapësira të bollshme të përshtatshme për ndarje dhe organizim sipas dëshirës. Linjë rrjeti trefazor e shërndarë cdo 10m në të gjithë godinën.
Karakteristikat kryesore të pronës:
Sipërfaqe trualli: 3,600 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 3,000 m²
Organizimi: 2 kate
Lartësia: mbi 5 m për kat
Showroom me holl hyrës prej 300 m²
Ambiente të gjera ekspozimi dhe magazinimi
Dyer të dedikuara për ngarkim-shkarkimin e kamionëve, me lartësi 4.5 m
Oborr i bollshëm për parkim dhe manovrimin e automjeteve
Ashensor i dedikuar për transportin e mallrave
Shkallë të brendshme
Zyra private dhe ambiente administrative
8 tualete
Ambient i dedikuar për ngrënien dhe pushimin e punonjësve
Potenciali i shfrytëzimit
Falë organizimit funksional dhe kombinimit të hapësirave ekspozuese me ato të magazinimit, prona është e përshtatshme për spital privat, kompani importi dhe distribucioni, qendra logjistike, showroom-e mobilimi, pajisjesh industriale, materiale ndërtimi, tregti me shumicë dhe aktivitete të tjera komerciale.
Pozicionimi pranë Autostradës Tiranë-Durrës, sipërfaqja e konsiderueshme e truallit dhe infrastruktura e brendshme e bëjnë këtë pronë një alternativë për biznese që kërkojnë të integrojnë ekspozimin, magazinimin dhe administrimin në një godinë të vetme.
(Foto është ilustruese)
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
E pa mobiluar
Tualetet: 8
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM