JEPET ME QERA VILË LUKSOZE ME PISHINË PRIVATE | LIQENI I THATË - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Neom153618

JEPET ME QERA VILË LUKSOZE ME PISHINË PRIVATE | LIQENI I THATË

7,000 € /Muaj

1 Lekë /Muaj

Sip. Totale  575m2

Sip. e brendshme  509m2

Dhomat e gjumit  6

Kati 2

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Vilë

Plotesisht i mobiluar

Shikime:18

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Privatësi, hapësirë dhe elegancë në një pronë të projektuar për një standard të lartë jetese!

Në një nga rezidencat ekskluzive në zonën e Liqenit të Thatë, ofrohet një vilë luksoze me pishinë private, verandë të bollshme dhe hapësira të dedikuara për relaks dhe mirëqenie.

Vila është ndërtim i ri, e pamobiluar dhe e gatshme për t'u personalizuar sipas stilit dhe preferencave të pronarit. Arkitektura moderne, dritaret e mëdha dhe organizimi funksional i ambienteve krijojnë një kombinim ideal të komoditetit, ndriçimit natyral dhe privatësisë.

Organizimi i pronës

Kati -1:

-2 dhoma gjumi, njëra me tualet të dedikuar

-Hapësirë për palestër ose garderobë të madhe

-Ambient i veçantë me fasadë xhami

-Depo dhe 2 tualete

Kati përdhe:

-Sallon i bollshëm me hapësira të mirëorganizuara

-Ambient i dedikuar për relaks (chill room)

-1 tualet

-Akses drejt verandës dhe ambienteve të jashtme

Kati i parë:

-4 dhoma gjumi

-4 tualete

-Ambiente të bollshme me ndriçim natyral

Sipërfaqet e pronës:

-Sipërfaqe objekti: 508.65 m²

-Sipërfaqe të përbashkëta: 66.12 m²

-Sipërfaqe totale objekti: 574.77 m²

-Sipërfaqe totale verande: 154.39 m²

-Sipërfaqe totale trualli: 808.7 m²

Karakteristika të veçanta:

-Pishinë private dhe verandë e gjerë

-Hapësira të dedikuara për palestër dhe relaks

-Dritare panoramike dhe ndriçim natyral

-Mundësi personalizimi të ambienteve të brendshme

-5 poste parkimi, 2 të brendshme dhe 3 të jashtme

-Rezidencë private me sistem survejimi 24/7

**Cmimi i qerase 7000 Euro Neto.

Një pronë që ofron më shumë sesa hapësirë banimi: lirinë për të krijuar një shtëpi që reflekton stilin tuaj të jetesës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 7

Dhomen e ndenjes:2

Sip. Toke: 809

Karakteristikat dhe Komoditetet

Hapsira te gjelbera

KOMPLEKS RESIDENCIAL

Pamje nga liqeni

pamje nga mali

pamje nga fshati

pamje nga kopshti

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh