SUPER APARTAMENT PËR SHITJE – KODRA E DIELLIT 2 - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Nea153923

SUPER APARTAMENT PËR SHITJE – KODRA E DIELLIT 2

440,000 €

Sip. Totale  286m2

Sip. e brendshme  104m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Shikime:60

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Çmimi: 440,000 €

Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, në Kodrën e Diellit 2, prezantojmë këtë super apartament, një pronë unike që ndërthur elegancën, komoditetin, funksionalitetin dhe hapësirat e bollshme, duke ofruar një standard të lartë jetese.

Apartamenti është investuar me mobilim të personalizuar, materiale dhe përfundime cilësore të nivelit premium, si dhe pajisje moderne. Projektimi i brendshëm është realizuar sipas standardeve amerikano-veriore të komoditetit dhe funksionalitetit, ku çdo ambient është konceptuar me mobilie dhe elemente të personalizuara, duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirën dhe duke krijuar një harmoni të veçantë në dizajn.

Prona disponon sistem elektrik dhe hidraulik të përmirësuar, me furnizim elektrik trefazor, panel elektrik me kapacitet 42 kW dhe 80 amper. Gjithashtu, është pajisur me instalime hidraulike cilësore, dy ngrohës uji të menjëhershëm, sistem filtrimi të ujit në të gjithë apartamentin, si dhe sistem të dedikuar për filtrimin e ujit të pijshëm.

Investimi plotësohet nga pllaka premium, pajisje elektroshtëpiake Gorenje, televizor, kondicionerë inteligjentë Hisense dhe një BBQ/smoker i personalizuar, duke garantuar një eksperiencë jetese të kompletuar.

Një nga avantazhet më të veçanta të kësaj prone është tarraca private prej 162 m², e cila ofron hapësirë të jashtëzakonshme dhe potencial të konsiderueshëm zhvillimi. Për të është përgatitur edhe një projekt arkitektonik për zgjerimin e ambientit të brendshëm me 56 m² shtesë, si dhe për krijimin e një hapësire relaksi me gazebo, Jacuzzi dhe kuzhinë të jashtme.

E pozicionuar në mënyrë të tillë që ofron pamje të hapura dhe të papenguara mbi Tiranën dhe malin e Dajtit, kjo tarracë përfaqëson mundësinë ideale për të krijuar një ambient privat, ekskluziv dhe unik në natyrë.

Të dhënat e pronës:

Sipërfaqe e brendshme: 103.87 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 19.74 m²
Tarracë private: 162 m²
Sipërfaqe totale: 285.61 m²

Apartamenti disponon certifikatë pronësie dhe kemi mundësi kreditimi !

Kjo pronë përfaqëson jo vetëm një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një stil jetese ekskluziv dhe hapësira të bollshme, por edhe një mundësi shumë të mirë investimi, falë sipërfaqes së konsiderueshme, tarracës private dhe potencialit për zgjerim e zhvillim të mëtejshëm.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.