Shtëpi Private 3-Katëshe në Shitje, Lagjja 17 Durrës | 264 m² | Garazh dhe Oborr | 270,000 € - Century 21 Albania
Zona Prapa Galaktik Center Durrës Albania
ID e Pronës: Eon154369

Shtëpi Private 3-Katëshe në Shitje, Lagjja 17 Durrës | 264 m² | Garazh dhe Oborr | 270,000 €

270,000 €

Sip. Totale  264m2

Sip. e brendshme  264m2

Dhomat e gjumit  5

Kati 0,1,2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Shtëpi

Shikime:49

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Shtëpi Private 3-Katëshe në Shitje – Lagjja 17, Durrës | Pranë Galaktik Center

Ofrojmë për shitje një shtëpi private 3-katëshe, të pozicionuar në Lagjen 17, në zonën pas Galaktik Center, në një lagje me infrastrukturë të rregullt dhe akses të mirë.

Prona është ndërtim i ri, e pajisur me çati dhe e organizuar në mënyrë shumë funksionale, ku secili kat ka akses të pavarur nëpërmjet shkallëve të brendshme, pa qenë e nevojshme të kalohet përmes ambienteve të kateve të tjera.

Kjo e bën pronën ideale si për një familje të madhe, ashtu edhe për shfrytëzim si tre apartamente të veçanta.

Organizimi i pronës:
Kati 0 – 80 m²
* Garazh
* Apartament 1+1

Kati 1 – 92 m²
* Apartament 2+1

Kati 2 – 92 m²
* Apartament 2+1

Të tre katet janë të mobiluara dhe të pajisura me kushtet e nevojshme për banim.

Karakteristikat e jashtme:

* Oborr i shtruar me pllaka trotuari
* Rrethim me avlli
* Garazh për 1 automjet
* Mundësi parkimi për 1 automjet tjetër në oborr
* Furnizim me ujë dhe energji elektrike
* Infrastrukturë e rregullt e lagjes
* Ndërtim i ri me çati

Potenciali i pronës

Falë organizimit me hyrje dhe akses të veçantë në çdo kat, prona ofron fleksibilitet të madh në shfrytëzim. Mund të përdoret si një rezidencë e vetme familjare ose si tre njësi banimi të pavarura, duke krijuar mundësi edhe për të ardhura nga qiraja.

Një alternativë shumë interesante për familje që kërkojnë hapësirë, privatësi dhe komoditet, apo për investitorë që synojnë të ardhura nga disa njësi banimi.

Vendndodhja: Lagjja 17, pas Galaktik Center, Durrës.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 3

Dhomen e ndenjes:3

Sip. Toke: 163

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.