SHTËPI PRIVATE NË SHITJE – LAGJJA MANGALEM, BERAT | POTENCIAL PËR INVESTIM TURISTIK - Century 21 Albania
Pas Muzeut Etnografik Berat Berat Albania
ID e Pronës: expert154765

SHTËPI PRIVATE NË SHITJE – LAGJJA MANGALEM, BERAT | POTENCIAL PËR INVESTIM TURISTIK

120,000 €

Sip. Totale  167m2

Sip. e brendshme  71m2

Dhomat e gjumit  3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Shtëpi

Shikime:52

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

SHTËPI PRIVATE NË SHITJE – LAGJJA MANGALEM, BERAT | POTENCIAL PËR INVESTIM TURISTIK

Një pronë me karakter autentik dhe potencial të veçantë investimi, e pozicionuar në zemër të zonës historike të Beratit, në lagjen Mangalem, vetëm pak hapa pas Muzeut Etnografik.

Prona përfaqëson një mundësi interesante për zhvillimin e një aktiviteti turistik, si Guest House, bujtinë, akomodim me qira ditore apo një koncept mikpritjeje me ambient të jashtëm karakteristik.

Banesa ekzistuese ka një sipërfaqe prej 71 m² dhe organizohet në 3 dhoma, korridor dhe tualet. Ajo ka nevojë për restaurim të çatisë, tavaneve dhe mureve, duke i dhënë blerësit mundësinë për ta rikonstruktuar dhe përshtatur sipas projektit dhe konceptit të dëshiruar.

TË DHËNAT E PRONËS:

- Sipërfaqe totale e pronës: 166 m²
- Sipërfaqe banese: 71 m²
- Organizimi: 3 dhoma, korridor dhe 1 tualet
- Avlli: 30 m²
- Bahçe: 60 m²
- Dokumentacioni: Certifikatë pronësie e rregullt për banesën dhe truallin.

POTENCIALI I ZHVILLIMIT

Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është hapësira e jashtme, e përbërë nga avllia dhe bahçja, e cila ofron mundësi të ndryshme shfrytëzimi:

- Krijimi i një Guest House ose bujtine me karakter tradicional.
- Organizimi i dhomave për akomodim turistik.
- Krijimi i një oborri karakteristik për vizitorët.
- Mundësi për zhvillimin e një koncepti bar-kafe ose restoranti me hapësirë të jashtme.

VENDNDODHJA DHE AVANTAZHET

Prona ndodhet në lagjen historike Mangalem, në Berat, në një pozicion strategjik pranë Muzeut Etnografik dhe pikave kryesore turistike të qytetit.

Berati, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, tërheq vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit, duke e bërë këtë vendndodhje interesante për zhvillimin e një aktiviteti në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.

Një pronë që kombinon trashëgiminë historike, hapësirën e jashtme dhe potencialin për një projekt turistik unik.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 1

Dhomen e ndenjes:1

Sip. Toke: 96

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.