Shitet vilë luksoze në Gaia Villas në Mullet. - Century 21 Albania
Përshkrim

Shitet vilë luksoze 3+1+4 tualete në kompleksin Gaia Villas në Mullet. Gaia është si një oaz në mes të gjelberimit ekzistues dhe përbërë nga 13 vila. Gjendet në Mullet, ka pamje nga jug-lindja, e perfiton kështu ndriçim optimal nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij. Ne pjesën veriore mbrohet nga erërat falë një kodre me lartësi të ulët, ndërsa shtrirja e hapësirës në jug mundëson pamjen e gjithë luginës së lumit. Afërsia me lumin Erzen ndikon në mikroklimën e zonës, ndërsa pylli i vogël dhe bimësia japin freski dhe hije. Gaia është një kompleks ndërtesash bashkëkohore si në aspektin e stilit arkitektonik, ashtu dhe në atë të materialeve e rifiniturave të një standardi të lartë. Kjo vilë ofron një përvojë të jashtëzakonshme të jetesës, duke kombinuar luksin dhe sigurinë me përkujdesjen për mjedisin. Për të përshtatur nevojat e sotme për energji të qëndrueshme, ajo është e pajisur me një sistem fotovoltaike të avancuar, duke garantuar një burim të qëndrueshëm të energjisë të llogaritur deri në 12KW. Me arkitekturën e saj moderne dhe dizajnin e brendshëm të shkëlqyeshëm, kjo vilë ofron një ambient të jashtëzakonshëm për jetesën dhe argëtimin e hartuar dhe projektuar nga studio prestigjoze spanjolle Fran Silvestre Arquitectos në bashkëpunim me Son Engineering & Construction. Vilat kanë hyrje dhe oborr te veçantë dhe vend parkimi për dy makina. Sipas dëshirës, mund të ketë edhe pishinë personale. Vilat kanë një strukturë përforcuese prej betoni të armuar dhe themele në formë pllakash, me elementë që mbajnë kolonat dhe pllaka me diafragma dhe monolite të ndriçuara me strukturë e qëndrueshmëri të lartë, të Ilogaritura për një rezistencë ndaj dukurive sizmike në përputhje me Eurocod 8. Në secilën prej vilave është projektuar hapësirë e nevojshme për vendosjen e ashensorit, duke lidhur tre nivelet e vilës.
Sipërfaqe e katit nëntokë 127 m².
Sipërfaqe e katit përdhe 119m².
Sipërfaqe e katit të parë 102m².
Ballkon 16.8m².
Sipërfaqe toke neto 562m² dhe 358m² ndërtim.
Ofrohet mundësi pagese me këste.
Gaia Villas përfundon në dhjetor 2025.
Për vizitë në kompleksë jeni të lutur të na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

562 m2

Sip. e brendshme:

358 m2

Dhomat e gjumit:

3

Tualetet:

4

Kati:

3

Lloji:

Villa

Statusi:

Under Construction

Availability:

Available

Website Views:

100

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Mullet

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin