Sip. Totale 366m2
Sip. e brendshme 244m2
Dhomat e gjumit 4
Kati 2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Vilë
Plotesisht i mobiluar
Shikime:1118
Ka hipoteke: Po
c21al-new.terhequr_nga_pronari
Shitet vilë luksoze me pishine, 2 kate me tarrace e shfrytezueshme, ndodhet ne brezin e pare, me sipërfaqe totale 366m2 .
Veranda me sip. 122m2 .
Oborr me sip. 1548m2 .
Vila eshte me orientimin veri-lindje-jug-perëndim.
Kati përdhe organizohet nga: salloni me pamje nga deti, në të cilin ndodhet dhe oxhaku, ka dalje ne verande e sapo investuar, kuzhinë e vecuar , e cila ka dhe nje kend ngrenie, depo, dhomë gjumi dhe tualet me dritare.
Kati i parë ka dhomen matrimoniale me pamje nga deti dhe gjelberimi , tualet me dritare, ballkon, 2 dhoma gjumi të tjera dhe tualet me dritare. Tarraca është e aksesueshme me shkallë. Si edhe disponon pishine dhe 2 vende parkimi në pjesën anësore të shtepise të cilat janë të mbrojtura nga dielli.
Vila ofron pamje të bukur nga deti, ndodhet ne brezin e pare, brenda një pylli të gjelbëruar me pisha në kompleksin Lura 1 Rezidencë. Kompleksi ndodhet vetëm 300 m nga Deti Adriatik, një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Gjirit të Lalzit, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron vendodhja dhe vetëm 40 minuta nga Tirana.
Kompleksi ofron siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, bar, restorant, supermarket, palester, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, jetesë në komunitet etj.
Vila është e bashkangjitur por duket si individuale për arsye të funksionalitetit, verandes dhe oborrit.
Per me shume informacione me kontaktoni!
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 3
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM