OKAZION TE REZIDENCA POSEIDON , LUNGOMARE - VLORE ! - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: aulona110015

OKAZION TE REZIDENCA POSEIDON , LUNGOMARE - VLORE !

220,000 €

Sip. Totale  87m2

Sip. e brendshme  74m2

Dhomat e gjumit  1

Kati 8

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Apartament

E pa mobiluar

Shikime:45

Ka hipoteke: Jo

Në dispozicion

Përshkrim

Apartamenti ne shitje ka orientim Jug dhe do te jete i organizuar sipas planimetrise bashkangjitur ( ne kete faze ekziston mundesia e perzgjedhjes se materialeve qe do te perdoren ne pjesen e brendshme te apartamentit) . Ofron pamje te pjesshme ne det dhe ne brendesi te kompleksit.

Sheshi i ndertimit ndodhet ne bulevardin Lungomare 1, me siperfaqe totale prej 6,094.23m², Vlorë. Pozicioni gjeografik I vendit ku do ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, sidomos gjatë sezonit veror, duke ndikuar direkt në përzgjedhjen e materlaieve të fasadës dhe zgjidhjes arkitekturore. Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi i materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm. Dielli i tepërt i verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Low-E, si dhe hijezues vertikal.Në faqet pa dritare është parashikuar veshje me sistem fasadë të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozit te tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit përdhe janë përdorur vetrata transparente, duke krijuar një hapesire me te madhe drite dhe shikueshmerie. Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës. Përdorimi I disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e materiale . Apartamentet ndryshojne nga njeri-tjetri per shkak te gjeometrise te vete struktures urbane te objektit, duke ofruar vecori te ndryshme per secilin prej tyre, qofte ne zgjidhjen e planimetrise ashtu edhe te orientimit.
Te gjitha apartamentet do te kene ballkone ose llozha. Ne keto ambiente do te vendosen pajisjet e jashtme te kondicionimit.
Projekti arkitektonik nga “Focus Architecture”, krahas risive te zgjidhjes se brendshme te objektit, do ti ofroje qytetit nje objekt te ri me parametra bashkekohore. Per shkak te pozicionit, lartesise, formes dhe trajtimit te vecante te fasades, ky objekt do te behet epiqendra e ansamblit urban te objekteve perrreth, duke rritur standartin e zhvillimit te zones.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

E pa mobiluar

Tualetet: 1

Dhomen e ndenjes:1

Karakteristikat dhe Komoditetet

Transport Publik

Farmaci

Hapsira te gjelbera

Market

Vend qendrimi taksish

pranë plazhit

pamje nga deti

pamje nga plazhi

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi