Sip. Totale 210m2
Sip. e brendshme 92m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 9
Statusi I Perdorur
Lloji Penthouse
Plotesisht i mobiluar
Shikime:3
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Në zonën midis Yzberishtit dhe Astirit, tek pallati Grekut, në katin e 9-të, ofrohet për qira penthouse e ndërtuar me kujdes në çdo detaj. E rinovuar se fundmi per perdorim vetjak.
Sipërfaqja e penthouse është 202 m² dhe ka gjithçka që duhet për një jetesë të rehatshme dhe të sigurt.
Karakteristikat kryesore:
• 1 vend parkimi i mbyllur dhe asensor për lehtësi maksimale
• Ngrohje me pompë nxehtësie dhe panel diellor per uje te ngrohte për kursim energjie
• Sistemi i tubacioneve shumëfishe dhe kolektorë për ngrohje dhe ujë të ngrohtë
• Pompë presioni dhe sistem për shkripëzimin e ujit
• Filtër për ujë të pijshëm për shëndetin tuaj
• Mure të jashtme me sistem “capot” dhe izolim të dyfishtë për të mbajtur shtëpinë të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë
• Dritare me kombinim druri dhe alumini, me xhama triplex, gaz dhe filtër UV për mbrojtje dhe izolim të plotë
• Tavan me izolim guri 10 cm për një klimë ideale brenda shtëpisë
• Sistem “smart home” për kontrollin e ndriçimit në çdo dhomë
• 2 banjo të plota dhe funksionale, njera funksionon si magazine (laundry)
• Sauna e instaluar dhe gati për sistem hidromasazhi
• Barbecue me hell dhe motor elektrik për momente të bukura me familjen dhe miqtë
• Furrë druri e ndërtuar me dorë, për shije tradicionale dhe momente të veçanta
• Vend i veçantë për ruajtjen e druve për oxhakët
• 2 oxhakë funksionalë
• Të gjitha mobiljet janë prej druri të cilësisë së lartë
• Kuzhinë moderne me frigorifer amerikan “duplo” dhe furrë smart me kontroll nga telefoni
• Sistem automatik i ujitjes në kopsht dhe oborr i dekoruar me gurë natyralë për një ambient të këndshëm
****
• Qira mujore: 1200 € (neto)
• Kërkohen 2 muaj garanci
• Shtëpia kontrollohet një herë në 2 muaj për mirëmbajtje
Kontaktoni për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë!
Ashensor: Po
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM